Autoritetet lokale të Donetsk-ut, kanë thënë se, të shtunën e pesë nëntorit, është qëlluar me armë një gjyqtar, gjendja e të cilit raportohet si e rëndë.
Gjyqtari i cili u qëllua me armë është Alexander Nikulin, nga Gjykata e Lartë e së ashtuquajturës “Republika e Donetsk në Ukrainën juglindore”.
Gjyqtari Nikulin ka kryesuar panelin e gjyqtarëve që dënuan luftëtarët e huaj që luftuan në anën e Ukrainës. Në mesin e të dënuarve janë dhe dy britanikë dhe një maroken, raporton euronews.
Në njoftimin e Ministrisë së Brendshme të vetëquajtur republikë thuhej se “Në mbrëmjen e 4 nëntorit 2022, Ministria e Brendshme … mori një mesazh për një atentat në qytetin e Vougleguirsk”. “Viktima është plagosur nga plumbat”, thanë ata, duke shtuar se ishte “në gjendje të rëndë” dhe “luftonte për jetën”.
Zyrtari i lartë, Denis Pushilin, ka njoftuar se gjendja e Nikulin ishte “serioze”, duke shtuar se gjykatësi “dënoi kriminelët nazistë të luftës”, duke iu referuar qeverisë së Kievit.