Policia e Kosovës ka njoftuar se një i dyshuar dhe i panjohur ka shtënë në drejtim të viktimës, poashtu është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.
Policia bëri të ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur gjashtë gëzhoja.Në raportin ditor të Policisë së Kosovës thuhet se fillimisht viktima ishte dërguar në spitalin rajonal të Mitrovicës, e pastaj është përcjellur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës [QKUK]. Sipas policisë, viktima ka ndërruar jetë rreth orës 12:00.
”Mitrovicë Jugu 20.09.2024 – 09:40. Më datën, kohën dhe në lokacionin e lartcekur, një person i dyshuar për momentin i panjohur, kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull dhe ishte larguar në drejtim të panjohur. Viktima pasi që ishte qëlluar me armë ishte dërguar në spitalin rajonal e pastaj ishte përcjell në QKUK, mirëpo rreth orës 12:00 viktima kishte ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, si dhe prokurori i shtetit ku janë gjetur dhe sekuestruar 6 (gjashtë) gëzhoja. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.