Qemal Minxhozi shpallet “Qytetar Nderi” i Lezhës

Për gjatë kohë, Qemail Minxhozi, shërbeu si ambasadorë i Shqipërisë në Republikën e Kosovës

Për gjatë kohë, Qemal Minxhozi, shërbeu si ambasador i Shqipërisë në Republikën e Kosovës.

E tash kur angazhimin e ka përfunduar në Prishtinë, veprat e tij po nderohen në shtetin amë.

Është qyteti i Lezhës, që Minxhozin e ka shpallur “qytetar nderi” të kësaj bashkie.

Ky titull iu dorëzua nga kryetari, Pjerin Ndreu, i cili tha se Minxhozi e meriton këtë titull, jo vetëm për nga ana politike, po ashtu edhe në promovimin e turizmit të Lezhës në Kosovë.

“Asnjë shqiptar nuk e meriton më shumë se Qemal Minxhozi titullin e qytetarit të nderit, i cili ka dhënë kontribut të madh jo vetëm nga ana politike , por edhe në promovimin e turizmit të Lezhës në Kosovë. Me ndihmën e ambasadorit kemi ndarë aktivitete të shumta dhe me secilën komunë të Kosovës. Për atë arsye qytetarët e Lezhës i janë falënderues Minxhozit”, tha Ndreu.

Në mes të emocioneve ishte vet Minxhozi, ai i cili tha se nuk ishte e vështirë të promovoj Lezhën për shkak të potencialit të madh turistik që ka ky vend.

“Nuk mund të gjej fjalë për të treguar emocionet e mia sot me nderin dhe titullin e ‘qytetar nderi’. Ndihem i respektuar nga ky qytet me një histori kaq të madhe. Nuk ishte e vështirë për mua të promovoj Lezhën në Kosovë, për arsye se ky vend ka potencial të madh e sidomos në turizëm”, tha Minxhozi.

Në këtë ngjarje ishte i pranishëm edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i cili tha se qyteti i Lezhës i ka bashkuar shqiptarët gjithmonë.

“Kosova dhe Shqipëria po shkojnë gjithmonë duke u afruar më shumë, e duke e mbrojtur njëra tjetrën. Për këtë arsye e falënderoj kryetarin Ndreu që e ka shpallur Minxhozin qytetar nderi, sepse ai nuk është vetëm i Shqipërisë, por është edhe i joni”, ka thënë kryeparlamentari Konjufca.

Kjo ceremoni ka vazhduar edhe me shumë fjalime të tjera nga figurat politike, po ashtu edhe nga qytetarët e Lezhës, të cilët u shprehën falënderues për kontributin e Minxhozit.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika