Qendra e Studentëve do të akomodojë mijëra sportistë në Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Qendra e Studentëve do të akomodojë mijëra sportistë në Lojërat Mesdhetare "Prishtina 2030", duke thënë se “do të japë kontribut në mënyrë që shteti ynë të arrijë suksesshëm të përmbushë këtë përgjegjësi të madhe, duke u shndërruar në "Fshat Mesdhetar"

Qendra e Studentëve do të akomodojë mijëra sportistë në Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Përmes një postimi, Qendra e Studentëve ka thënë se “do të japë kontribut në mënyrë që shteti ynë të arrijë suksesshëm të përmbushë këtë përgjegjësi të madhe, duke u shndërruar në “Fshat Mesdhetar”.

“Qendra jonë është përzgjedhur si vend për akomodimin e mijëra sportistëve që do të marrin pjesë në këtë organizim të përmasave ndërkombëtare”, thuhet në postimin e Qendrës së Studentëve në Prishtinë.

Ansambleja e Përgjithshme e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare njofton se Kosova do të jetë organizatore e Lojërave Mesdhetare që do të mbahen në vitin 2030.

Kandidatura e Kosovës ka marrë 55 vota pro dhe shtatë kundër.

Lexo dhe: Historike – Kosova organizon Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kjo është një arritje historike për Kosovën, duke ditur se në këtë kompeticion marrin pjesë 26 shtete nga tri kontinente.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika