Qendra e Trajnimit në Veri u përurua para zgjedhjeve, akoma jofunksionale

Një objekt që Qeveria e Kosovës investoi mbi 900 mijë euro e që u përurua pak ditë para zgjedhjeve është akoma jo funksional. Ai gjendet në një zonë të thellë të veriut, afër Liqenit të Ujmanit dhe pritet të bëhet Qendra e parë nacionale për trajnim në fushën e kërkim shpëtimit

Kjo supozohet të jetë Qendra e parë nacionale për trajnim në fushën e kërkim shpëtimit.

Ajo gjendet në thellësi të Zubin Potokut, në afërsi të Liqenit të Ujmanit.

Dy ditë para zgjedhjeve, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveça së bashku me vartës të tij shkuan aty për ta përuruar objektin por situata në terren tani është ndryshe.

Aty nuk po trajnohet askush ndonëse janë bërë pothuajse dy muaj nga përurimi i saj.

“Televizioni ka dërguar pyetje në drejtim të Ministrisë së Punëve të Brendshme por deri në momentin e publikimit të kësaj kronike, ata nuk janë përgjigjur”.

Objekti që ka kushtuar mbi rreth 990 mijë euro për t’u sanuar nga gjendja që ishte më parë tash veç po ruhet nga Njësi të Policisë së Kosovës e nga KFOR-i.

Ditën e përurimit, më 7 shkurt, ishin dhënë edhe çelësat për shfrytëzim edhe të dy kamionëve që ndihmojnë për shuarje zjarri.

Ministria as për to nuk ka treguar nëse janë duke u përdorur.

“Ndonëse Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla kishte thënë se për këtë Agjenci  ishin ndarë dy kamionë për zjarrfikës, ata nuk i ka parë televizioni në afërsi të këtij objekti”.

Ndërkohë, nga Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave të cilët pritët ta shfrytëzojnë këtë objekt thanë se janë edhe disa procedura që duhet kryer për të nisur së funksionuari.

“Qendra për trajnime në veri ka filluar me pajisje përcjellëse-invertar. Ndërsa, funksionalizimi i plotë pritët të filloj jetësimin pasi të aprovohet dhe nënshkruhet rregullorja e punuar nga Agjencia për këtë kapacitet të kërkim-shpëtimit”Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave.

Në një përgjigje tjetër dërguar brenda ditës, e njëjta agjenci pretendon se Qendra, megjithatë funksionon në kapacitete bazike, por që për  kapacitete të avancuara trajnimi, është i nevojshëm aprovimi i rregullores.

“Qendra me përdorim bazik aktualisht është në funksion per kapacitetet aktuale, deri sa per kapacitete te avancuara trajnimi pritet te fuqizohet pas aprovimit të rregullores!”Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave.

Para se të rinovohej ky objekt ishte tërësisht jofunksional dhe i papërdorshëm.

Shija e redaktorit

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Të fundit nga rubrika