Qendra për testim punon deri në ora 14:00, numri i infektimeve në rritje

Numri i rasteve çdo ditë e më shumë po shkon në rritje por pavarësisht kësaj testimet për Covid-19 bëhen vetëm deri në ora 14:00 për shkak të mungesës së stafit. Ndërkohë numri i rasteve pozitive gjatë ditës së sotme kanë qenë 871 e drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi e ka quajtur këtë një rritje eksplozive të rasteve

Ilustrim

Megjithëse numri i personave të infektuar me Covid-19 në Kosovë çdo ditë e më shumë po rritet, qendra për testim në orar të rregullt pune është e mbyllur.

“Aktualisht shënon ora 14:30 dhe këtu në qendrën për testim për Covid-19 nuk gjendet askush. Sipas stafit këtu kjo po ndodhë për shkak mungesës së stafit”

E në ndërkohë, numri i rasteve pozitive ditën e enjte ka prekur shifrën 871 por nuk ka pasur asnjë vdekje.

E për këtë Ministria e Shëndetësisë po bënë thirrje për kujdes e vaksinim. Madje ata kanë thënë që Kosova ka një tendencë të rritjes së numrit të rasteve në ditët në vijim.

“Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë të dytë dhe të tretë mund të vaksinohen të gjithë personat e moshës mbi 12 vjeç; me dozën e katërt, mund të vaksinohen personath e moshës mbi 60 vjeç, me kusht që të kenë kaluar katër muaj nga marrja e dozës së tretë”.

Për një valë të re të virusit ka folur edhe drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi që në emisionin Five.

Valbon Krasniqi, ShSKUK

Ai tha se kjo është një rritje eksplozive e rasteve por qytetarët e vaksinuar po e kalojnë më lehtë virusin.

“Sot psh. Kemi 41 pacientë të hospitalizuar në nivel të Kosovës, 21 në Prishtinë në klinikën infektive dhe klinikën e pediatrisë dhe të tjerët janë nëpër spitalët e përgjithshme nga këta të spitalizuar shumica prej tyre janë me dy vaksina por nuk kemi për momentin asnjë që janë të vaksinuar me tri vaksina”, ka thënë Krasniqi.

Aktualisht në vend janë 3263 raste aktive pozitive me Covid-19.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika