Gjykata Themelore në Gjilan ka detyruar Këshillin Gjyqësor të Kosovës ti paguaj 103 mijë e 900 euro personit me inciniale G.L që ishte privuar nga liria për 1 mijë e 204 ditë si shkak i dënimit të paarsyeshëm se ka kryer veprën penale të terrorizmit dhe pjesmarrje në një grup terrorist.
Megjithëse Gjykata Themelore e Gjilanit ka aprovuar kërkesëpadinë e G.L, gjykatësja Florije Qerimi ka refuzuar kërkesepadinë e paditësit me të cilën ai ka kërkuar për rehabilitimin fiziatriko-psiqik shumën prej 2 mijë e 170 euro. Njëherësh, të njëjtit i është refuzuar pjesa tjetër e kërkesëpadisë që kishte të bënte me kompensimin e dëmit jomaterial mbi shumën e gjykuar si në pikën I të dispozitivit të aktgjykimit në shumë prej 996 mijë euro si të pabazuara.
Sipas aktgjykimit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, KGjK-ja është detyruar që paditësit, G.L. t’ia paguajë edhe shpenzimet e procedurës kontestimore në shumë prej 2 mijë e 348 euro e 80 centë.
Në arsyetimin e këtij aktgjykimi thuhet se, paditësi G.L. më 26 gusht 2020, e ka paditur Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGjK), me pretendimin se ai ishte mbajtur në paraburgiim dhe dënimit të paarsyeshëm nga Gjykata Themelore në Gjilan dhe Gjyakta e Apelit nën dyshimin se ka kryer veprën penale të terrorizmit në kundërshtim me nenin 135 paragrafi 1.10 nenit 136paragrafi 1 dhe nenin 31 të KPRK-së.
Përmes kësaj padije, paditësi kishte kërkuar që e paditura për periudhën e privimit nga liria nga 13 shkurt 2013 deri më 31 maj 2016, t’ia paguajë shumën e përgjithshme prej 1 milionë e 1 mijë e 170 euro, në emër të dëmit material dhe jomaterial.
Lidhur me veprat penale të terrorizmit dhe pjesëmarrje në një grup terrorist, G.L ishte dënuar me 5 vite e 6 muaj burgim efektiv.
Lidhur me këtë, paditësi njëherësh, ish-i dënuari i ishte drejtuar Gjykatës Supreme me kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë. Kjo e fundit e kishte përcaktuar kërkesën e tij sikurse “të ligjshme” si rrjedhojë e së cilës, ishte liruar nga Gjykata Themelore pas rivendosjes së çështjes.
Këtë e kishte vërtetuar edhe Gjykata e Apelit, transmeton BD.