Gazetarja Qeqa Krelani ka thënë se përgjegjësia kryesore për dështimet e Dritës është e drejtorit sportiv, Valon Zymberi.
Ajo ka kritikuar ashpër vendimet e klubit gjilanas për të ndërruar tre trajnerë brenda sezonit.
Sipas saj, vitet e fundit Zymberi me të tjerët më shumë i kanë humbur tituj Dritës sesa i kanë fituar.
“Këtu ka dështuar struktura e atyre që vendosin për trajnerin. Përgjegjësia kryesore është e zyrës së drejtorit sportiv, i cili për një vit Dritës ia ka ndëruarr tre trajnerë e për katër vite Dritës ia ka fituar vetëm një titull.”
“Nëse ia vnojmë barazimin po del që kta më shumë i kanë humbur tituj Dritës sesa i kanë fituar,” tha Qeqa Krelani në emisionin ‘Dueli Sportiv në RTV Dukagjini.
Emisioni ‘Dueli Sportiv’ transmetohet çdo të diel nga ora 22:00 në RTV Dukagjini. Në vazhdim do të ketë edhe shumë risi të tjera përveç analizave të futbollit vendor.