Qeqa Krelani kritikon filozofinë e lojës së Ardian Nuhiut, nuk pajtohet Valon Zymberi

Gjatë emisionit “Dueli Sportiv”, teksa është diskutuar për zhvillmet e fundit në futbollin kosovar dhe Superligën e Kosovës, gazetarja Qeqa Krelani ka kritikuar trajnerin e Dritës, Ardian Nuhiu

Qeqa Krelani, Ardian Nuhiu dhe Valon Zymberi





Në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini, është diskutuar për zhvillmet e fundit në futbollin kosovar dhe Superligën e Kosovës. Gazetarja e njohur kosovare, Qeqa Krelani edhe njëherë iu është rikthyer kritikave për trajnerin e Dritës, Ardian Nuhiu.

Në emisionin, ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini, Krelani ka deklaruar se filozofia e lojës që aplikon trajneri nga Shkupi nuk i pëlqen aspak.

“Mendoj se filozofia e lojës së Dritës është bërë problem kronik. Nuk kam problem me trajnerin e Dritës(Ardian Nuhiun) por unë gjithmon kam pas problem me lojën e tij. Unë e përgëzoj trajnerin vetëm për një gjë, sepse ka qetësi olimpike, dhe rrol të madh padyshim kanë edhe kryesia e klubit që i japin përkrahje”, tha gazetarja në ‘Dueli Sportiv’.

Në mbrojtje të trajnerit të Dritës doli edhe zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Faton Zylbehari i cili i tha gazetares Krelani se pret një kërkim falje drejtuar Ardian Nuhiut.

“Njerëz jemi mund të bëjmë gabime. Më shumë do të kishit fituar edhe ju në qoftë se ndaj Ardian Nuhiut do të kërkonit falje”, u shpreh Zylbehari.

Foto nga emisioni “Dueli Sportiv”

Me deklaratat e Qeqa Krelanit nuk është pajtuar as drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi i cili iu drejtua gazetares duke i thënë se a i keni shikuar ndeshjet e fundit të Dritës në Superligën e Kosovës.

“Qeqa, a i keni shikuar ndeshjet e fundit që Drita ka zhvilluar. Nuk pajtohem me Qeqën. Drita këtë sezon është duke zhvilluar ndeshje shumë ofanzive dhe kreative”, deklaroi Zymberi në ‘Dueli Sportiv’.

Skuadra e Dritës pas nëntë javësh pozicionohet në vendin e parë në tabelë me 21 pikë, pa asnjë humbje të pësuar. Drita nuk di për humbje që 219 ditë në ndeshjet si vendas.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika