Qeriqi: 16-vjetori i Pavarësisë së Kosovës festë e zbehtë

Invalidi i luftës së fundit, Xhevdet Qeriqi i ftuar në emisionin 'Five' në Televizionin Dukagjini lidhur me organizimin e festës së 17 shkurtit, ka thënë se kjo festë ka qenë më e 'zbehtë' krahasim me vitet e kaluara dhe se Institucionet qoftë ato lokale apo qendrore, duhet të kenë përkushtim dhe angazhim më të madh për të festuar shumë më shumë

Invalidi i luftës së fundit, Xhevdet Qeriqi, i ftuar në emisionin “Five” në televizionin Dukagjini, lidhur me organizimin e festës së 17 shkurtit, ka thënë se kjo festë ka qenë më e “zbehtë” krahasim me vitet e kaluara, dhe se institucionet, qoftë ato lokale apo qendrore, duhet të kenë përkushtim dhe angazhim më të madh për të festuar shumë më shumë.

“17 shkurti është festa më e rëndësishme e vendit tonë dhe e këtij populli, pas një sakrifice të madhe dhe pas gjakut të derdhur të luftëtarëve të UÇK-së. Është një festë e veçantë dhe duhet të ketë përkushtim dhe organizime më të mëdhaja, sepse meriton kjo festë të ketë organizime më të madhe. Fatkeqësisht, festa e fundit ka qenë më e zbehtë se vitet e kaluara. Qoftë institucionet qendrore dhe ato locale, duhet të kenë një angazhim më të madh që të festohet shumë më shumë”, është shprehur Qeriqi.

Qeriqi ka shtuar se një nga mënyrat e angazhimit të institucioneve për nder të festës, duhet të jetë “organizimi i programeve kulturore  për t’i mbledhur qytetarët, të cilët kanë dëshirë për të festuar”.

 

 

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika