Qeriqi: Ne si luftëtarë nuk i besojmë Gjykatës Speciale

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhevdet Qeriqi, ka deklaruar se ai bashkë me veteranët e tjerë nuk i besojnë Gjykatës Speciale

Xhevdet Qeriqi- Veteran i UÇK-së

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhevdet Qeriqi, nuk i beson “drejtësisë” së Gjykatës Speciale.

Kështu është deklaruar ai në emisionin “Five”, të Rtv Dukagjinit, duke thënë se edhe bashkëluftëtarët e tij nuk kanë besim tek specialja.

Sipas Qeriqit, argument se nuk do të sjellë drejtësi kjo gjykatë, është dënimi i Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, që sipas tij nuk ka qenë fare i drejtë.

“Kësaj gjykate ne si luftëtarë nuk i besojmë. Nuk pres drejtësi prej momentin që janë dënu Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj”, ka thënë ai.

Ish-veterani i UÇK-së, ka thënë se nëse Gjykata Speciale do të sillte drejtësi, ish-komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa nuk do të dënohet.

“Jemi të sigurt se nëse veprohet drejtë Salih Mustafa, duhet të lirohet, nuk ka asnjë bazë, i kam përcjellë të gjitha seancat e kam parë se aty nuk është ofru asnjë provë coftë nga dëshmitarët apo prokuorira”, ka thënë Qeriqi.

Qeriqi ka theksuar se është shpresëdhënëse rezoluta kundër raportit të Dick Martyt e votuar në Kuvendin e Shqipërisë, e cila është dërguar në Këshillin e Evropës.

“Keq ka filluar kjo gjykatë, keq është votu raporti i Dick Marty-t, në Parlamentin e Evropës, pa e analizu eurodeputetët fare atë raport e kanë ngrit dorën. Fatmirësisht Shqipëria e ka nxjerrë një rezolutë, po shpresojmë që do ta trajtojë Këshilli i Evropës”, ka thënë ai.

I pyetur se a mund të bëjë veprime Qeveria e Kosovës, kundër Gjykatës Speciale, ai ka thënë se tash është vonë të bëhen gjëra të tilla.

Por sipas tij, edhe Kosova sikurse Shqipëria duhet ta votojë një rezolutë kundër Raportit të Dick Marty-t.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika