Qerkini për bastisjen e shtëpisë së Sylejman Selimit: Kemi vërejtje për urdhrin, nuk e ka statusin e personit të dyshuar

Avokati, Artan Qerkini ka deklaruar se urdhri për bastisje nga Gjykata Speciale nuk është lëshuar në përputhje me dispozitat ligjore, pasi siç thotë ai nuk mund të cenohet privatësia e një personi nëse nuk e ka statusin e një të dyshuari

Avokati Artan Qerkini, pas bastisjeve të Gjykatës Speciale në shtëpinë e njërit prej eprorëve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Sylejman Selimi, ka thënë se Selimi u intervistua sot nën dyshimet për pengim të drejtësisë.

Sipas Qerkinit, urdhri për bastisje nuk është lëshuar në përputhje me dispozitat ligjore, pasi siç thotë ai nuk mund të cenohet privatësia e një personi nëse nuk e ka statusin e një të dyshuari.

Në një deklaratë për mediat, Qerkini ka thënë se në shtëpinë e Selimit mund të ketë pasur prova të cilat ndërlidhen me procedimet penale të pengimit te drejtësisë.

“Nuk e ka statusin e personit të dyshuar. Mendohet se në shtëpinë e tij mund të ketë pasur prova, të cilat ndërlidhen me procedimet penale të pengimit të drejtësisë. Ne i kemi disa vërejtje në vetë urdhrin për bastisje”, ka deklaruar Qerkini.

Ai ka thënë se ky nuk është rasti i parë që bastiset një shtëpi e një personi që nuk e ka statusin e një të dyshuari.

Tashmë bastisjet e Gjykatës Speciale në shtëpinë e Sylejman Selimit kanë përfunduar.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika