Qerkini: Refuzimi i kryerjes së detyrave mund të çojë në ndërprerjen e marrëdhënies së punës

Në një përgjigje për Portalin Dukagjini, lidhur me veprimin e bojkotimit të institucioneve të Kosovës, avokati Artan Qerkini, ka thënë se është një veprim me karakter politik, gjersa ka theksuar se refuzimi i kryerjes së detyrave mund të çojë në ndërprerjen e marrëdhënies së punës

Artan Qerkini, avokat





Avokati Artan Qerkini, ka thënë për Portalin Dukagjini se refuzimi i kryerjes së detyrave të punës mund të çojë në ndërprerje të marrëdhënieve të punës, gjë që sipas tij, do të ketë efekt të menjëhershëm.

“Juridikisht situata është qartë, refuzimi i kryerjes së detyrave të punës mund të çojë në ndërprerjen e marëdhënies së punës me efekt të menjëhershëm”, ka thënë avokati i akredituar nga Gjykata Speciale, Artan Qerkini.

Qerkini, veprimin e bojkotimit të institucioneve të Kosovës nga pjestarët serbë, e sheh si veprim me karakter politik.

“Siç shihet edhe nga vetë veprimi i Policëve në Mitrovicën e Veriut, veprimi i tyre është me karakter politik”, ka përfunduar Qerkini për Portalin Dukagjini.

Për Portalin Dukagjini, është prononcuar edhe analisti politik, Artan Muhaxhiri, i cili ka thënë se Kurti nuk ka harmonizuar me këshillat e ndërkombëtarëve dhe se ka krijuar një iluzion të pushtetit të Qeverisë së vendit, gjersa ka shtuar se Kurti ka bërë disa gabime, pesha e të cilave, do t’i kthehet.

“Kryeministri Kurti ka bërë disa gabime strategjike të cilat tash do t’i kthehen bumerang. Fillimisht, nuk ka pasur vullnet t’i harmonizojë idetë dhe planet me aleatët tanë ndërkombëtarë, por ka vepruar kundër sugjerimeve të tyre. Gjithashtu, ai e ka krijuar iluzionin se Qeveria e Kosovës ka pushtet efektiv mbi serbët e Veriut – gjë që do të dëshmohet si jorealizëm lajthitës”, ka deklaruar Muhaxhiri.

Analisti Muhaxhiri: Kurti ka bërë disa gabime strategjike të cilat tash do t’i kthehen bumerang





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika