Qetë në Zveçan, hiqet edhe një pjesë e telave gjemborë

Të martën janë hequr edhe një pjesë e telave gjemborë përreth ndërtesës komunale

Situata raportohet të jetë e qetë mëngjesin e së martës në Zveçan, ku janë mbledhur sërish një grup i vogël qytetarësh lokalë që kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve të rinj në ndërtesat komunale.

Të martën janë hequr edhe një pjesë e telave gjemborë përreth ndërtesës komunale, ndërsa tani aty qëndrojnë vetëm tre ushtarë.

Në këtë komunë me shumicë serbe në veri të Kosovës, më 29 maj kishte ndodhur një përleshje në mes të ushtarëve të KFOR-it dhe protestuesve lokalë, shkruan REL.

Mëngjesin e së martës po vazhdojnë protestat e nisura që nga 29 maji në tri komunat në veri të Kosovës – Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Kjo ditë në veri të vendit ka zbardhur me prezencën e qindra qytetarëve serbë, kryesisht punëtorë të institucioneve, para tri komunave veriore të vendit.

Ata po qëndrojnë nëpër tendat e improvizuara para ndërtesave komunale, ndërsa në Leposaviq kanë organizuar edhe aktivitete sportive, raporton KP.

Situata aktuale mund të konsiderohet e qetë, ndonëse protestuesit serbë vazhdojnë të dëgjojnë muzikë nacionaliste.

Protestuesit serbë po kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.

Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit, kur kryetarët e betuar u detyruan të futen në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës.

Si pasojë e protestave të dhunshme, janë plagosur gjashtë policë të Kosovës dhe 30 ushtarë të KFOR-it, ndërkohë që serbët kanë sulmuar edhe Policinë e Kosovës dhe gazetarët.

Vazhdojnë protestat në veri

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika