“Në vend të dritës i tërë kabineti qeveritar është i rrethuar me terrin e arbitraritetin dhe arrogancës gjatë këtyre viteve”.
Kështu thotë shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit ku po diskutohet për Raportin e DASH-it dhe gjetjet e tij.
Ai thotë se ku raport i ka dhënë “një shije të hidhur dhe një shenjë të zezë Kosovës duke ia dhënë 4 etiketa që duhet kjo qeveri t’i argumentojë”.
“Jemi në muajt e fundit të një mandati 4 vjeçar dhe ajo që mund të them si konstatim i parë është se qeveria e kryeministrit Albin Kurti ka marrë goditjen më të madhe në vitin e fundit duke evidentuar ndër to 3 probleme serioze që përgjatë rrugëtimit të kësaj qeverie kanë qenë subjekt i diskutimi, validimit dhe trajtimit. Po e nisi me gjetjen e parë të këtij raporti. Në faqen e parë ky raport thotë se kjo qeveri ka problem serioz me korrupsionin. Ajo që mund të them është se madhësia e një dështimi nuk mundet të shihet nga ata që janë pjesë të saj… madhësia e dështimit e ka emrin autoritarizëm. Problemi bëhet edhe më i madh për shkak se kjo qeveri në vend që të marrë masat për të luftuar korrupsionin, ajo në fakt e korruptuar luftën për korrupsion me dy veprime evidente”, u shpreh Tahiri.
Teksa pyet si ka mundësi që kjo qeveri për tre vjet nuk është në gjendje ta sjellë strategjinë antikorrupsion, Tahiri shtjellon edhe dy çështjet e tjera.
“Çështja e dytë lidhet me reagimin që e bën vetë qeveria. Të gjitha aferat korruptive, publike, në të gjitha ka pasur mbrojtje në formë të një luftëtari të një mbrojtjeje të një të zeze. Është e pabesueshme kjo qasje. Çështja e dytë që për ne është shumë problematike ndërlidhet me brengën që ky raport e sjellë në raport me pavarësinë e gjyqësorit. Çështja e tretë ndërlidhet me shqetësimet që kanë të bëjnë me lirinë e shprehjes dhe mediat”.