Qeveria akuzohet për shkeljen e të drejtave të pensionistëve, paralajmërohet padi ndaj MF-së

Përveç tetë mijë padive individuale që pensionistët kanë bërë ndaj shtetit si shkak i kësaj çështje, edhe IKD-ja ka paralajmëruar se do të ndërmarrë hapat ligjorë që ta padisë Ministrinë e Financave edhe qeverinë në Gjykatën Themelore në Prishtinë për moszbatim dhe mosveprim sipas ligjit

Ministria e Financave

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe Lidhja e Organizatave Komunale të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës kanë akuzuar Qeverinë e Kosovës se është duke e shkelur ligjin dhe të drejtat e qindra-mijëra pensionistëve, duke mos ua rritur pensionet në bazë të përllogaritjes së kostos së jetesës së tyre dhe përshtatjes me inflacionin.

Përveç tetë mijë padive individuale që pensionistët kanë bërë ndaj shtetit si shkak i kësaj çështje, edhe IKD-ja ka paralajmëruar se do të ndërmarrë hapat ligjorë që ta padisë Ministrinë e Financave edhe qeverinë në Gjykatën Themelore në Prishtinë për moszbatim dhe mosveprim sipas ligjit.

Hulumtuesi i lartë në IKD, Naim Jakaj, ka thënë se si qeveritë e kaluara edhe qeveria e tanishme nuk i kanë respektuar dy ligjet të cilat rregullojnë çështjen pensionale.

Ai ka thënë se shteti me moszbatimin e ligjeve është duke cenuar të drejtat e mbi 149 mijë pensionisteve të cilët marrin pensionin bazik të moshës si dhe të drejtat e 49 mijë pensionistet e tjera të cilët e marrin pensionin kontributdhënës.

“Në Kosovë ekzistojnë dy ligje të cilat rregullojnë çështjen pensionale, ligji për skemat pensionale dhe ligji për caktimin e metodologjisë të përcaktimit të lartësimit të pensionit bazë, dy ligje me disa nene të caktuara rregullojnë çështjen se si duhet të rriten pensionet ose si duhet të jenë ato në mënyrë që pensionistet ta kalojnë muajin mirë. Si Institut i Kosovës për Drejtësi kem gjetur se qeveritë e kaluara por edhe kjo e tanishmja nuk i respektojnë këto dy ligje sipas specifikave ose sipas kërkesave të cilat i kanë në dispozitat e këtyre dy ligjeve. Sipas ligjit për caktimin për metodologjinë e caktimit të lartësisë së pensionit qeveria, Ministria e Financave në këtë rast, kanë për detyrë që për në çdo fund vit kalendarik për vitin vijues ta caktojnë pensionin tjetër të radhës shumën e radhës në raport me inflacionin në raport me koston e jetesës shportën ushqimore dhe në raport me inflacionin pra siç ka qenë në vitin paraprak. Një gjë të tillë qeveria shteti është duke dështuar ta bëj rrjedhimisht është duke cenuar të drejtat e mbi 149 mijë pensionisteve të cilët marrin pensionin bazik të moshës që është në shumën tashmë 100 euro. Në anën tjetër cenohen edhe të drejtat përafërsisht 49 mijë  pensionistet e tjera të cilët e marrin pensionin kontributëdhënës”, ka thënë ai.

Jakaj ka thënë se si Institut kanë kërkuar nga Qeveria ta zbatojnë ligjin në raport me kërkesat e pensionisteve, duke shtuar se në rastin e kundërt nëse nuk merren hapa në afat prej një muaji, ata do të ushtrojnë padi në Gjykatën Themelore.

“Pra mos respektimin i këtyre ligjeve mos zbatim i tyre i prek ose i cenon të drejtat e përmbi 200 mijë personave në Kosovë të cilët mund të jenë edhe në kufirin e varfërisë pra mund të jenë në kufirin e varfërisë sepse sot në 100 euro nuk mund të jetohet një pensionist. Si IKD i kemi kërkuar edhe qeverisjes edhe Ministrisë financave që të zhvillojnë dhe të zbatojnë ligjin në raport me kërkesat e pensionisteve, në rastin e kundër ne rast se brenda një afati të arsyeshëm qeveria dhe Ministria e Financave nuk nisin zbatuari ne kemi me ndërmarrë hapat ligjorë në mënyrë që edhe ministrinë  e Financave edhe qeverinë ta paditim në Gjykatën Themelore në Prishtinë për mos zbatim dhe mos veprim sipas ligjit për shkak të cenimit 149 mijë të pensionisteve të cilët marrin pensionin bazë po prej 100 euro dhe në anën tjetër për 49 mijë pensionistet e tjerë të cilat marrin pensionin kontributpagues për të cilët edhe për këta përfshihet vlen edhe ky ligj edhe për këta. Një afat i arsyeshëm do të konsiderohej prej një muaji derisa qeveria të ndërmerr hapa dhe të përshtat në raport edhe me vitet e tjera”, ka thënë ai.

Kryetari i Lidhjes së Organizatave Komunale të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës, Nijazi Gashi, ka thënë se ligji aktual nuk i plotëson kushtet, është ligj i keq dhe është në kundërshtime me shumë ligje të tjera që funksionojnë në Kosovë, për këtë ai ka thënë se kanë kërkuar që të behët një ligj i ri mbi skemat pensionale.

Ai ka shtuar se në lidhje me kërkesat e tyre kanë hasur në vesh të shurdhër dhe se qeveria nuk ju është përgjigjur në asnjë rast për këto kërkesa.

“Ne kemi hasur në vesh të shurdhër dhe qeveria nuk na është përgjigjur në as një rast, të gjitha kërkesat që ja kemi bërë nuk na janë përgjigjur, i kemi thirrur edhe me telefonata na kanë premtuar që do të na pranojnë dhe do të bisedojnë dhe kurrë nuk na kanë pranuar. Nuk na kanë pranuar në komisione për hartimin, gjegjësisht plotësim-ndryshimin e ligjit mbi skemat pensionale, nuk na kanë informuar dhe nuk na kanë pranuar kurrë”, ka thënë ai.

Gashi ka thënë se pensionistet patën nënshkruar kontrata me tre avokatë të cilët do t’i përgatisnin paditë e pensionistëve pa asnjë kosto, por që sipas tij, me këtë rast ka pasur reagime nga qeveria të cilat ai thotë se i kanë shtyre që të prishet kjo kontratë.

“Ne para një muaji kemi pasur mbledhjen e kryesisë dhe kemi marr vendim që të vëmë në kontrolle këtë fenomen duke parë që ata që kanë bërë padi individuale çdo padi i ka kushtuar nga 50 deri 150 euro me bërë. Pas mbledhjes ka dalur vendimi, kanë ardhur tre avokat të cilët na kanë ofruar shërbim pa kosto pa pare, pa asnjë shpenzim dhe neve na është dashur më e pranueshëm ajo se sa me shkuar në mënyrë individuale dhe me paguar këta deri 150 euro. Ne e kemi një kontratë me ata, por në të njëjtën kohë qeveria ka dalur me dy deklarata që ky është mashtrim, ky është keqpërdorim, njerëzit janë zbrazur edhe me këtë nivel. Dhe ne kemi marr para dy javë ditë nga avokatët një kërkesë që të ndërpresim edhe atë procedurë, normalisht që e kemi ndërprere, kjo është një ndërhyrje flagrante e drejtpërdrejt e qeverisë në të drejtat elementare të pensionistëve”, ka thënë ai./EO

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika