Qeveria aprovon pagesën e specializantëve me vetëfinancim

Kabineti qeveritar ka miratuar kërkesën për pagesën e specializantëve me vetëfinancim prej datës 1 janar 2023 deri më 31 dhjetor 2023. Kjo për të luftuar ikjen e kuadrove shëndetësore nga vendi

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për pagesën e 580 specializantëve me vetëfinancim nga një janari i vitit 2023 deri më 31 dhjetor.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se kjo pagesë është për të luftuar ikjen e kuadrove shëndetësore nga vendi.

“Numri i kuadrove profesionale shëndetësore në vend është shumë i ulët në krahasim me disa vende të Organizatës për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik dhe vendeve të rajonit. Sipas analizave që konstatojnë numrin e vogël për kokë banori, ngrihen shqetësime për sa i përket qasjes në shërbime shëndetësore të popullatës. Pos kësaj edhe vendet e tjera ka një kohë që përballen me këtë problematikë ndaj së cilës kanë ndërmarrë hapa për të rritur numrin e mjekëve përmes stimulimit dhe krijimit të një ambienti tërheqës për ta. Nën ndikimin e këtyre masave, Kosova po ndikohet drejtpërdrejt me ikjen e kuadrove shëndetësore”, ka thënë ai.

Po ashtu, është miratuar edhe pagesa e 10 specializantëve me vetëfinancim nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në adresimin e tij në mbledhjen e 127-të qeverisë ka kërkuar nga kabineti qeveritar që mbledhjen të nisin me një minutë heshtje në nderim të viktimave që humbën jetën në tërmetin tragjik të së hënës në Turqi e Siri.

“Jam i tronditur nga tërmeti që ka goditur Turqinë dhe Sirinë të hënën me më shumë se 9000 të humbura tragjikisht deri më tani, shpreh ngushëllime për familjarët e viktimave dhe të lënduarve u uroj shërim të shpejtë”, ka thënë Kurti.

Ndër të tjera, Kurti ka theksuar gatishmërinë e Kosovës që të jetë në mbështetje të Turqisë në këto momente të vështira.

Mbledhja e Qeverisë nis me një minutë heshtje në nderim të viktimave nga tërmeti në Turqi e Siri

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika