Qeveria blen dronë Bayraktar nga Turqia, Kurti: Kosova tash është edhe më e sigurt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njofton se në arsenalin e ushtrisë ka shtuar dhe dronë Bayraktar TB-2, të cilët i kanë blerë si Qeveri nga Turqia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njofton se në arsenalin e ushtrisë ka shtuar dhe dronë Bayraktar TB-2 të cilët i kanë blerë si Qeveri nga Turqia.

“Në dy vjet qeverisje e kemi shtuar për mbi 80% numrin e ushtarëve dhe mbi 100% buxhetin për ushtrinë”, ka thënë Kurti, duke shtuar se  Kosova tash është edhe më e sigurt “përveçse gjithnjë krenare”.

Kurti ka thanë se së bashku me komandantin e FSK-së, gjenerallejtnant Bashkim Jashari dhe ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj kanë përgëzuar oficerët që e kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronëve.

“Me Komandantin e FSK-së gjenerallejtnant Bashkim Jashari dhe Ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj përgëzuam oficerët që e kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronëve”, ka shkruar ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika