Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë një masë për t’i ndihmuar të punësohen qytetarët në katër komunave me shumicë serbe në veri – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar për vizitën që sot pati në Leposaviq, ku u takua me kryetarin e komunës, Lulzim Hetemin.
Ai, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “arsyeja për vizitën ishte lansimi i masës për mbështetjen e punësimit të dy mijë punëkërkuesve që jetojnë në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan, dhe Mitrovicë e Veriut”.
“Të gjitha bizneset ekzistuese, por edhe ato të reja që nisin aktivitetin e tyre në njërën nga katër komunat në veri të vendit, do të mund të përfitojnë nga masa e subvencionimit deri në 70% të pagës bruto për 6 muaj për secilin punëtor të ri që e punësojnë sipas kritereve të përcaktuara me vendim”, shkroi Murati.
Në anën tjetër, ai thekson se të gjithë qytetarët që jetojnë në këto komuna e që janë të papunë, mund të shkojnë të regjistrohen në Zyren e Punësimit si punëkerkues dhe në rastin e parë të krijuar, do t’u ofrohet një ofertë pune në njërin nga bzineset e interesuara.