Qeveria i dyfishon dhe i trefishon shtesat për fëmijë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur se shtesat po dyfishohen për shumicën e nënave e në disa raste edhe po trefishohen.

Ai ka thënë se për fëmijë e parë dhe të dytë shtesat e reja do të jenë ka 20 euro në muaj për secilin fëmijë, ndërsa për nënat që kanë tre fëmijë e më shumë shtesat do të jenë nga 30 euro në muaj për secilin prej fëmijëve.

Këto deklarata Kurti i bëri të ditur në një konferencë për media së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Kurti theksoi se asnjë qeveri në të kaluarën nuk kishte marrë mundin të bënte diçka për nënat dhe fëmijët.

“Asnjë qeveri nuk kishte marrë mundin të bënte diçka për nënat dhe fëmijët, nisur nga praktika e tyre edhe neve na thonin se nuk do të mund të realizonim premtimet për shtesat për fëmijë, sepse nuk do të kishte buxhet. Por, ja që u dashtë të vinte një qeveri si kjo e jona progresiste, demokratike e që ka në qendër mirëqenën e secilit qytetar që më në fund edhe nënat dhe fëmijët të ndjen dorën e mirë të shtetit”.

“Kemi edhe një lajm të mirë, skemën e shtesave për fëmijë po e sjellim të ridizajnuar dhe me rritje të shtesave, të cilat po i dyfishojmë për shumicën e nënave e në disa raste edhe trefishojmë kur nënë ka tre fëmijë apo më shumë. Për fëmijë e parë dhe të dytë shtesat e reja do të jenë ka 20 euro në muaj secilin, ndërsa për nënat që kanë tre fëmije e më shumë shtesat do të jenë nga 30 euro në muaj për secilin prej fëmijëve”, ka thënë ai.

Ministri Hekuran Murati ka thënë se kjo skemë do të hyjë në fuqi në muajin e ardhshëm, duke shtuar se skema koston vjetore e ka 120 milionë euro.

“Jemi munduar që të sigurohemi që të rritet mbështetja dhe kësisoj të rritet edhe mirëqenia për të gjithë fëmijët. Për fëmijën e parë është 20 euro në muaj, apo 240 euro në vit. Për fëmijën e dytë, apo për dy fëmija është 2 herë nga 20 euro apo 480 euro në vit, ndërkaq me fëmijën e tretë, pra bëhen një kapërcim substancial në shumë sepse për të tre fëmijët shtesat bëhet 30 euro në muaj, 90 euro për tre fëmijët dhe 1080 euro në vit. Kjo skemë do të hyjë në fuqi duke hyrë nga muaji i ardhshëm, pra nga muaji gusht në datën e zakonshme që bëhet ekzekutimi do të bëhet edhe sipas skemës së re”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika