Qeveria e Holandës u kërkon falje ushtarëve që shërbyen në Srebrenicë

Mlladiç, i njohur si "Kasapi i Bosnjës", në vitin 2017 ai u shpall fajtor për gjenocid mbi Srebrenicën, por u lirua nga akuza për gjenocid për fushatën e ushtrisë së tij në vitin 1992. Sot, qeveria holandeze kërkon falje ndaj ndihmës jo të mjaftueshme të ish-ushtarëve të saj

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte

Qeveria holandeze u ka kërkuar falje qindra ish-ushtarëve të dërguar për të mbrojtur Srebrenicën gjatë luftës në Bosnje, transmeton “BBC“.

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte ka thënë se trupat e atëhershme të dërguar në Srebenicë nuk ishin pajisur për të ndaluar masakrën dhe iu është kërkuar të kryenin një “detyrë të pamundur”.

Në korrik të vitit 1995, rreth 8,000 burra myslimanë u masakruan pasi forcat holandeze u pushtuan nga trupat serbe të Bosnjës.

Më parë, qeveritë holandeze kanë këmbëngulur se faji ishte i OKB-së për dështimin në ofrimin e mbështetjes ajrore.

“Sot u kërkoj falje në emër të qeverisë holandeze të gjitha grave dhe burrave të Dutchbat III. Të gjithë ju këtu dhe atyre që nuk janë me ne sot,” u ka thënë Rutte veteranëve.

Përveç kërkimit të faljes, ushtarëve të vendosur në Srebrenicë iu dha edhe Medalja e Bronztë e Nderit nga Ministrja e Mbrojtjes, Kajsa Ollongren.

Në korrik të vitit 1995, në mes të një fushate gjenocidi nga forcat serbe të Bosnjës, mijëra muslimanë ikën në një zonë të sigurt të OKB-së në Srebrenicë. Ata mbroheshin nga trupa holandeze të pajisura lehtë, të cilat u pushtuan gjatë një avancimi të serbëve të Bosnjës.

Pas sigurimit të dorëzimit të forcave holandeze, trupat serbe të Bosnjës nën gjeneralin Ratko Mlladiç morën mënjanë burra dhe djem nga mosha 12 deri në 77 vjeç për atë që ata thanë se do të ishte një “marrje në pyetje”.

Gjatë pesë ditëve të ardhshme, burrat u ekzekutuan dhe u varrosën në varre masive nga trupat e Mlladiç.

Serbia gjithmonë ka mohuar se vrasjet ishin pjesë e një fushate gjenocidi, por pranon se ishte një krim.

Kërkimi i faljes së Rutte vjen një vit pasi një raport bëri një sërë rekomandimesh se si të mbështeteshin 850 trupat e “Dutchbat III”, shumë prej të cilëve vuajtën nga çrregullimi i stresit post-traumatik pas përvojave të tyre të luftës.

Në vitin 2019, Gjykata e Lartë holandeze vendosi se Holanda ishte pjesërisht përgjegjëse për vdekjen e rreth 350 burrave në masakër, duke vendosur se ata i kishin larguar burrat nga një bazë holandeze pavarësisht se e dinin se ata “ishin në rrezik serioz për t’u abuzuar dhe vrarë”, nga forcat serbe të Bosnjës.

Ratko Mladic

Ish-komandanti serb i Bosnjës Ratko Mlladiç ka humbur apelin e tij kundër një dënimi të vitit 2017 për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Gjykata e OKB-së la në fuqi dënimin e përjetshëm për rolin e tij në vrasjen e rreth 8,000 burrave dhe djemve myslimanë boshnjakë (boshnjakë) në Srebrenicë në vitin 1995.

Kjo masakër ishte mizoria më e keqe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Nuk është ende e qartë se ku do ta vuajë Mlladiç pjesën tjetër të dënimit.

Mlladiç, i njohur si “Kasapi i Bosnjës”, ishte një nga të dyshuarit e fundit që u përball me gjyqin në Gjykatën Penale Ndërkombëtare të OKB-së për ish-Jugosllavinë. Ai u arrestua në vitin 2011 pas 16 vitesh në arrati.

Në vitin 2017 ai u shpall fajtor për gjenocid mbi Srebrenicën, por u lirua nga akuza për gjenocid për fushatën e ushtrisë së tij në vitin 1992, në të cilën boshnjakët dhe kroatët e Bosnjës u dëbuan nga shtëpitë e tyre ose u ndaluan në kushte të tmerrshme.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika