Qeveria e Kosovës, cak i sulmeve kibernetike

Përparim Kryeziu, zëdhënësi i Qeverisë Kurti 2, ka njoftuar se Qeveria e Kosovës ka pasur sulm kibernetik ku si pasojë institucionet e qeverisë kanë mbetur pa internet por nuk ka depërtuar në infrastrukturës e rrjetit kompjuterik shtetëror

Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës

Zëdhënësi i Qeverisë Kurti 2, Përparim Kryeziu, ka njoftuar se Qeveria e Kosovës, është që nga katër shtatori është duke u përballur me problem teknike me shërbimin e internetit në Institucionet.

Kryeziu, ka thënë se shkaktari i këtë problem është sulmi kibernetik ndaj institucioneve shtetërore të Kosovës të ciline kanë identifikuar sipas tij ekipi i sektorit të sigurisë kibernetike në Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit në bashkëpunim me ekspertët e jashtëm.

“Sulmi kibernetik nuk ka depërtuar brenda infrastrukturës se rrjetit kompjuterik shtetëror pasi që është bllokuar nga pajisjet përkatëse të sigurisë”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.

“Është identifikuar që sulmi kibernetik ka ardhur nga jashtë Kosovës dhe si target ka pasur IP-në në të cilën kanë qenë të publikuar disa ueb faqe të Institucioneve të Republikës së Kosovës”.

Më tej ai ka njoftuar se Ekipi i Sigurisë Kibernetike së bashku Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit, kanë marrë masat e nevojshme me qëllim të tejkalimit të këtij sulmi kibernetik.

Kryeziu ka përfunduar duke thënë se shërbimet e interneti janë kthyer dhe ueb faqet janë duke funksionuar dhe është duke u monitoruar nga Ekipi i sigurisë kibernetike.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika