Qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë pritet të kenë mbledhje të përbashkët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të kenë mbledhje të përbashkët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se mbledhja e radhës do të jetë në mes të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Takimi pritet të mbahet më 14 qershor të këtij viti në qytetin e Gjakovës.

14 qershori kremtohet nga gjakovarët si dita e çlirimit të qytetit historik dhe përkujtohet në kalendarin e kësaj treve për të nderuar kujtimin e dëshmorëve që dhanë jetën në luftën për çlirimin e Kosovës.

Ky do të jetë takimi i nëntë mes qeverive shqiptare të të dy shteteve, ndërsa që prej 11 janarit 2014, kur për herë të parë nisi ky bashkëpunim, janë nënshkruar dhjetëra marrëveshje.

Mledhja e fundit në mes dy qeverive ishte mbajtur në qershor të vitit të kaluar, ku kishin arritur pajtueshmëri për 19 pika në sektorë të ndryshëm, në kuadër të mbledhjeve të përbashkëta tradicionale që mbahen ndërmjet dy shteteve.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika