Qeveria e Republikës së Kosovës, të martën e 23 prillit, ka zhvilluar një mbledhje elektronike.
Gjatë kësaj mbledhjeje janë miratuar dy vendime, bëhet e ditur në njoftimin e zyrës së kryeministrit.
Qeveria ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Amendamentit të Marrëveshjes për Themelimin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
“Qeveria ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Amendamentit të Marrëveshjes për Themelimin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (“Marrëveshja”) – Neni 1. Qeveria ka themeluar Komisionin e Pranimit për pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, sipas konkursit të shpallur me datën 14.03.2024”, thuhet në njoftim.