Qeveria e Kosovës mban mbledhjen e radhës

Të premten, Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës nga ora 08:00, ku në rend dite do të jenë gjashtë projektligje

Qeveria e Kosoves

Qeveria e Kosovës, të premten e 16 dhjetorit, pritet të mbajë mbledhjen e radhës, duke filluar nga ora 08:00.

“Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë. KOHA: 08:00”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Në rend dite do të jenë gjashtë pika, ku në mesin e tyre, pritet të jetë shqyrtimi i Draftit të Strategjisë të Energjisë së Republikës së Kosovës 2022-20131 (ME).

Po ashtu, do të bëhet shqyrtimi i propozim-vendimit për kursime dhe ndarje buxhetore (MFPT).

Ekzekutivi do të shqyrtojë edhe draftin e Programit Edukativ për nxënësit e klasës së njëmbëdhjetë në Fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë “Edukimi për Siguri” (MASHTI).

Po ashtu, do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit për Kinematografinë (MKRS).

Pikë tjetër është edhe shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Energjinë (ME).

 

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika