Qeveria e Kosovës mban mbledhjen e radhës

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se do të mbajë të mërkurën mbledhjen e 154-të me radhë, ku në rend dite do të jenë 12 pika

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Qeveria e Kosovës të mërkurën e nëntë gushtit do të mbajë mbledhjen e radhës.

Mbledhja pritet të fillojë nga ora 10:00.

Në rend dite do të jenë 12 pika, ku në mesin e tyre shqyrtimi i propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e programit legjislativ të Qeverisë së Kosovës për vitin 2023, shqyrtimi i projekt-rregullores për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive.

Po ashtu, në rend dite do të jetë Shqyrtimi i Projekt-udhëzimit Administrativ për Masat e Duhura Parandaluese dhe Mbrojtëse për Ndalimin e Pjesëmarrjes se Fëmijëve në Klubet e Natës dhe Hapësira të tjera të ngjashme.

Pikat e tjera në rend dite:

  • Shqyrtimi i Projekt-udhëzimit Administrativ për Ambalazhin dhe Mbeturinat e Ambalazhit (MMPHI)
  • Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë, 10/ 109, të datës 23 nëntor 2022.
  • Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve buxhetore për pajisje me tekste mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë që vijojnë mësimin në gjuhën shqipe në shkollat fillore, në komunat Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, për vitin shkollor 2023-2024.
  • Shqyrtimi i Propozim-vendimit për dhënien e pronës së paluajtshme në shfrytëzim Komunës së Prishtinës për përfituesit e skemës sociale.
  • Shqyrtimi i Nismës për negocimin e Marrëveshjes së Grandit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, për “Projektin për Përmirësimin dhe Rehabilitimin e Sistemeve të Ujitjes”.
  • Shqyrtimi i Draftit te Koncept-dokumentit për fushën e Mbikëqyrjes së Tregut.
  • Infoimimi i Kabinetit Qeveritar mbi zbatirnin e Planit te Veprimit te Agjendës per Reforma Evropiane (PV ERA II) gjate periudhës prill — qershor 2023.
  • Të ndryshme.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika