Qeveria e Kosovës, të mërkurën e 13 shtatorit, duke filluar nga ora 10:00 do të mbajë mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje në rend dite do të jenë 23 pika.
Në mesin e pikave në rend dite do të jetë Shqyrtimi i projektligjit për shërbime familjare dhe sociale, Shqyrtimi i projektligjit për falimentimin, Shqyrtimi i projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Programi i Tregut të Vetëm”.
Po ashtu, në rend dite do të jetë Shqyrtimi i Draftit të Raportit për Vlerësimin Ex-Post për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Shqyrtimi i propozim-vendimit për themelimin e Këshillit për Zhvillim të Industrisë.