Qeveria e Republikës së Kosovës, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka njoftuar për lehtësimin e disa procedurave për mërgimtarët, të cilët vijnë në Kosovë.
Qeveria e Republikës së Kosovë, ka njoftuar se pagesa e Policisë Kufitare mund të bëhet online. Po ashtu, mërgimarët do të kenë mundësinë që t’i nxjerrin dokumentet online në platformën E-Kosova.
Gjithashtu, Qeveria përmes postimit, njofton mërgimtarët për kalim të lehtësuar në pikat kufitare me Shqipërinë, pa kolona dhe pa ndalesa.
Po ashtu, do të ketë shërbime të Telekomit në të gjitha hyrjet për në Kosovë.