Qeveria e Kosovës: Përballja me përmbytjet nga shiu po vazhdon edhe sot

Përmes një komunikate për media, Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se përballja me përmbytjet nga të reshurat e shiut po vazhdon edhe të premten, kështu duke treguar gjendjen në disa fshatra dhe qytete të Kosovës pas vërshimeve

Foto ilustrim nga vërshimet në Kosovë

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se përballja me përmbytjet e shkaktuara nga reshjet atmosferike po vazhdon edhe të premten e 20 janarit.

Qeveria ka treguar zonat më të prekura nga vërshimet.

“Deri më tani situatë më e vështirë është vërejtur në fshatrat Verboc dhe Barilevë të Komunës së Prishtinës, në fshatrat Sekiraq, Sibofc dhe Reçicë të Podujevës, në komunën e Skenderajt, në Istog, ku ka pasur edhe raste të evakuimit, të cilët janë akomoduar në Qendrën e Komunale të Mjekësisë Familjare, në Klinë, ku po ashtu janë evakuar mbi 40 famije, kurse në fshatin Shtaricë, falë ndërhyrjes së policisë dhe autoriteteve është shmangur një situatë e cila rrezikonte jetën e dy qytetarëve, në lagje të ndryshme të Komunës Jugore të Mitrovicës janë vërshuar, në Komunën Veriore të Mitrovicës, ku probleme më të theksuara janë paraqitur në Lagjen e Boshnjakëve ku janë rrezikuar 7 shtëpi, në Komunën e Zveçanit, ku janë rrezikuar 40 shtëpi, në fshatrat Kutnje dhe Kernin i poshtëm të komunës së Leposaviqit, ku 4 familje janë evakuar dhe 20 shtëpi janë në rrezik, ndërsa në Zubin Potok në rrezik janë 30 shtëpi”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Tutje, thuhet se institucionet e vendit dhe mekanizmat e tyre kanë vazhduar punën pandërprerë në menaxhimin e situatës dhe në ndihmë të qytetarëve.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi vizituan komunën e Istogut.

Krahas 20 pjesëtarëve të FSK-së që po angazhohen për t’u dalë në ndihmë banorëve të fshatit Drejë, në Istog, Kurti është takuar edhe me kryetarin e kësaj komune, Ilir Ferati si dhe vizitoi qytetarët e evakuuar të cilët po qëndrojnë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

“Erdha të shoh përmbytjet nga vërshimet e djeshme, Gjakova, Klina, Istogu, Podujeva, Mitrovica, Skenderaj, Peja kanë përjetuar përmbytje të cilat u kanë vështirësuar jetën”, ka deklaruar Kurti.

“Nuk ka të lënduar, në këtë fatkeqësi kanë pasur fat”, ka vijuar Kurti duke treguar për evakuimin e dy familjeve.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika