Qeveria e Malit të Zi ka bërë shkarkime të reja

Qeveria e Malit të Zi ka shkarkuar nga detyra disa udhëheqës të dikastereve qeveritare duke vendosur ushtrues detyre dhe zyrtar të ri në detyrë

Dhjetëra zyrtarë në Qeverinë e Malit të Zi janë shkarkuar nga detyra e tyre, transmeton Vijesti.

Ndërprerja e mandatit i është caktuar Drejtorit të Administratës së Punëve Publike, Boro Luçiq, ndërsa ushtrues detyre i drejtorit të Administratës së Projekteve Kapitale është emëruar Esmin Beqoviç.

Arben Gjureta është emëruar si ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm të Drejtorisë për Promovimin dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Pakicave dhe Komuniteteve të Tjera Kombëtare Minoritare në Ministrinë e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave.

Drejtoreshë për Interkulturalizëm në Ministrinë e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, është emëruar Ljudmila Popoviq.

Qeveria gjtihashtu ka emëruar Bojan Vujoviç ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm të Drejtorisë për Fondet Evropiane në Ministrinë e Çështjeve Evropiane dhe Marko Mrdak ushtruesin e detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Drejtorisë për Aderim dhe Acquis të BE-së në atë Ministri.

Anëtare e Bordit të Drejtorëve të Institutit për Mjekësi Fizike është emërua Marija Milickoviq.

Përfaqësues i kapitalit shtetëror në mbledhjen e rregullt të aksionarëve është emërua Kosta Kosta.

Po ashtu, është votuar për ndërprerjen e mandatit të sekretares së Ministrisë së Investimeve Kapitale, Milena Zhižić, dhe ndërprerjen e mandatit të Drejtoreshës së Përgjithshme të Drejtorisë për Trafik Hekurudhor në Ministrinë e Investimeve Kapitale, Dragana Lukshiq.

Përfundimin të mandatit i është caktuar edhe Drejtoreshës së Përgjithshme të Drejtorisë së Minierave, Gjeologjisë dhe Hidrokarbureve në Ministrinë e Investimeve Kapitale, Vera Keljanoviq.

Milosh Rajkoviq është emërua ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm të Drejtorisë për komunikacion rrugor dhe homologim të automjeteve në Ministrinë e Investimeve Kapitale dhe Maja Mijušković është emërua ushtruese e detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Drejtorisë për trafik detar, siguri të lundrimit, mbrojtje nga ndotja dhe ekonomi detare në Ministrinë e Investimet Kapitale.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika