Qeveria e Malit të Zi shpall tri ditë zie për tragjedinë në Cetinë

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka bërë të ditur se Qeveria e këtij vendi do të shpallë tri ditë zie si shenjë solidarizimi me dhimbjen e familjarëve të 11 viktimave që kanë humbur jetën në tragjedinë në Cetinë

Qeveria e Malit të Zi

“Qeveria e Malit të Zi do të shpallë tri ditë zie”, kështu ka shkruar kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq në Telegram në lidhje me tragjedinë që ndodhi pasditen e së premtes në Cetinë.

Ky veprim vjen si shenjë solidarizimi me familjarët e 11 viktimave që humbën jetën dhe gjashtë të plagosurve nga ky sulm.

Ndërkaq, presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, kishte reaguar në lidhje me këtë sulm duke thënë “duhet të solidarizohemi me familjarët e viktimave në këto momente të vështira”.

Ai i kishte bërë thirrje Qeverisë që të shpallë ditë zite në Mal të Zi për këtë tragjedi sepse është një ngjarje e paharruar që prekë gjithë Malin e Zi.

Ndërkaq për këtë ngjarje ka reaguar kryeministri Abazoviq duke thënë se Mali i Zi nuk mban mend të ketë ndodhur një tragjedi sikurse kjo.

Ndërkaq, të premten e 12 gushtit në Cetinë të Malit të Zi, 11 persona kanë mbetur të vdekur nga një 34-vjeçar që qëlloi me armë në drejtim të tyre.

Sulmuesi pas kësaj ngjarjeje është vrarë nga policia, siç raporton media malazeze, Vijesti.

Të shtëna me armë në Cetinë, më shumë se dhjetë persona të vrarë

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika