Qeveria e miraton 14 prillin si Ditë Memoriale të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës së fundit në Kosovë

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës

Qeveria e Kosovës e ka caktuar 14 prillin si Ditë Memoriale të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Kjo u bë pas votimit që ndodhi në mbledhjen e së mërkurës të Qeverisë së Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë, tha se duke e njohur dhimbjen dhe vuajtjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale, kanë ardhur me këtë vendim.

Ai tha se ky vendim është për njohjen e dhimbjes dhe vuajtjen e viktimave të kësaj dhune gjatë luftës së fundit, shkruan EO.

“Shqyrtimi i propozim-vendimit për caktimin e 14 prillit si ditë memoriale e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Duke e njohur dhimbjen dhe vuajtjen e grave dhe vajzave edhe të burrave dhe djemve si të mbijetuar të dhunës seksuale, në bashkërendim me presidenten e Kosovës, zonjën Vjosa Osmani-Sadriu, propozojmë caktimin e datës 14 prill si ditë memoriale e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë”, tha Kurti.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika