Qeveria e ndal, Komuna e Prizrenit tender për dekorim të qytetit

Festat e fundvitit po afrohen e bashkë më këtë edhe stolisjet e qytetëve për këto festa. Këtë herë është komuna e Prizerenit ka hapur tender për stolisje ndonëse Qeveria ka vendos 30 ditë masa emergjente për kursim të energjisë elektrike

Foto ilustrim

Festat e fundit të vitit po afron e shumë qytetet si rëndom edhe zbukurohen. Pikërisht për këtë Komuna e Prizerenit u përkujdes që të hap edhe tender.

Kjo komunë, duket se nuk do të përfill vendimin e  Qeverisë së Kosovës, për masat detyruse për kursim të energjisë elektrike.

Në këtë periudh krize, qeverisja e Prizerenit një muaj më parë hapi tenderin për dekorimin e qytetit për festat e fundvitit.

Në bazës të ofertës në tenderin që ishte i hapur deri më 3 nëntor, Komuna ka parashikuar të nënshkruajë kontratë në vlerë deri në 40 mijë euro për dekorim.

Lidhur më këtë tender dhe mjetet e ndara, kjo komunë për televizionin nuk kanë folur tash e dy javë.

Por për dallim nga Prizreni, është kryqyteti ai që duket se do të veproj ndryshe në këtë fundvit.

Ndonëse mjetet janë të ndara, për stolisje ose jo do të vendosin në koordinim me nivelin qendrore.

“Ende nuk është marr një vendim lidhur me këtë, Komuna e Prishtinës ka ndarë buxhet deri në 70000 euro për dekorim të kryeqytetit për këtë vit, megjithatë bazuar në Vendimin e Qeverise me nr.28/96 për Masat detyruese për kursim të energjisë – në masat detyruese të ndriçimit publik të këtij Vendimi pika 2 thuhet: “Të ndalohet i gjithë ndriçimi dekorativ në hapësira publike” megjithëkëtë, Komuna e Prishtinës është në komunikim të vazhdueshëm me nivelin qendror për shqyrtimin e kësaj pike, në momentin që merret një Vendim në koordinim me nivelin qendror, do të ju njoftojmë me kohë”, ka deklaruar Arlinda Kastrati, Asistente për komunikim në Kabinetin e  Kryetarit.

Me mendimin e Qeverisë së Kosovës, po pajtohen edhe qytetarët.

Sipas tyre, këtë vit shkaku i krizës globale më energji elektrike do të ishte më mirë mos të ketë dekorime fare.

“Nëse po thirremi në kriza energjetike që kanë më ardh gjatë dimrit  tash mu stolisë shshet nuk ja vlen. Ma mir me kursy prej tyre  e më pas energji ektrike”, është shprehur Bertinca.

“Ata i kanë parapa të gjitha dhe kanë vëndos, ma mir kish qenë më kursy në cdo pore të jetës, energjia është pa të cilen nuk bëhet kurgja”, ka theksuar Spahiu.

“Ma mir është mos më ndriqu hiq qytetin por më pas rrymë në përgjithësi, dhe ato para më ja jap fukarave, tash ata dinë më mirë se unë”, ka potencuar Selaci.

Të martën e 8 nëntorit, me 65 vota për është miratuar zgjatja e masave emergjente për furnizim me energji elektrike edhe për 30 ditë nga Kuvendi i Kosovës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika