“Qeveria e re kërkon koalicion” – Maloku: Politika duhet të udhëhiqet nga interesi shtetëror, jo nga inatet dhe kalkulimet partiake

Sociologu Fadil Maloku në emisionin FIVE të Dukagjinit tha se politika në Kosovë duhet të udhëhiqet nga interesat shtetërore dhe jo nga inatet apo kalkulimet partiake

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka deklaruar se është i pamundur formimi i një qeverie të re nga Lëvizja Vetëvendosje pa një koalicion, duke theksuar se tashmë vendi ndodhet në “skenarin B” pas zgjedhjeve.

Në një deklaratë pas mbledhjes me partitë politike, Konjufca sqaroi se qëllimi i VV-së ka qenë qeverisja e vetme, por rezultati zgjedhor nuk e mundësoi këtë, ndaj tani nevojitet një qasje e re për të formuar qeverinë.

Konjufca: Kemi thënë ta bëjmë vetëm qeverinë – Nuk po duket e mundshme

Ai konfirmoi se seanca konstituive është gati për t’u mbajtur dhe se është bërë ndarja e ulëseve në Kuvend sipas rregullores së mëparshme, pa ndonjë ndryshim të madh nga legjislatura e kaluar. Megjithatë, Konjufca bëri të ditur se VV ende nuk ka dorëzuar emrin për kryetar të Kuvendit, pasi kjo çështje është e ndërlidhur me marrëveshjen për një koalicion të mundshëm qeverisës.

Në këtë kontekst, ai theksoi se Lidhja Demokratike e Kosovës ka qenë subjekti i parë me të cilin është kontaktuar për konsultime, duke e cilësuar këtë si “privilegj”. Ai theksoi se gjuha që do të përdoret gjatë negociatave do të jetë ajo e bashkëpunimit dhe partneritetit, duke thënë se “politika nuk ndërtohet mbi urrejtjen apo dashurinë, por mbi interesin e përbashkët për të përfaqësuar Republikën e Kosovës”.

Kica – Xhelili: LDK-ja nuk ndryshon qëndrimet si LVV-ja

Sociologu Fadil Maloku, duke komentuar situatën në emisionin FIVE të Dukagjinit, tha se klasa politike ende nuk është e vetëdijshme se politika është çështje interesash dhe jo inatesh personale.

Sipas Malokut, zgjidhja më e mirë për Kosovën në këtë moment është formimi i një koalicioni të gjerë, që do të siguronte stabilitet të brendshëm dhe do të përballonte më mirë sfidat rajonale dhe ndërkombëtare.

“Kjo klasë politike akoma  nuk është e vetëdijshëm që politika është interes. Kur janë në pyetje interesat e kombit dhe shtetit, unë besoj që këtu nuk ka kalkulime të shumta. Kështu duhet të shuhen dhe pushojnë inatet, smira dhe averzionet që kanë njëra me tjetrës. Dhe duke i shkuar këto, unë kujtoj që ne mund të bëjmë një qeveri.

Në qoftë se bëhen të vetëdijshëm, që politika, qysh e tha edhe sot Glauku – më pëlqeu që e tha – politika është një interes, nuk ak të bëjë me interesa personale apo grupore. Për shkak konstituimi i qeverisë natyrisht e aktivizon këtë inatin, planifikim që e bëjnë, për shkak se janë poste të rëndësishme, ka fuqi politike, ka ndikim. Pastaj partitë politike bëjnë kalkulime, sidomos, te LDK-ja e vërej këtë fenomen, pr zgjedhjet të cilat mund të vijnë shumë shpjet dhe nuk dëshirojnë mi përsërit gabimet e së kaluarës. Dhe në këtë kontekst ata akne rezerva. Mendoj që këto rezerva do të duhej të shkriheshin në bazë të një programi.

Më së miri në këtë situatë që gjende Kosova por edhe rajoni, më e mira zgjidhje do të ishte një koalicion i zgjeruar… Dy skenarë janë për mendimin tim: ose të krijohet një qeveri e përbashkët e subjekteve shqiptare, me shumicë shqiptare – dhe jam shumë i bindur që sfidat që e presin Kosovën në proceset integruese, problemet e brendshme që e kemi. Ose të shkohet të zgjedhje të lira, të cilat me siguri do krijonin këtë diferencën që është e nevojshme; ose për opozitën (PDK-LDK-AAK) ose për qeverinë (LVV), ka thënë Maloku në FIVE.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika