Qeveria e Serbisë është votuar nga Kuvendi i Serbisë, me 157 vota “pro” dhe 68 vota “kundër”, nga deputetët e popullit. Se çfarë në detajesh bien në sy është së Qeveria e re të Serbisë, përsëri do të drejtohet nga Ana Brnabiq. Për veç kësaj një detaji që bie në sy është dhe posti Ministrit i Punëve të Jashtme, në të cilën është zgjedhur, Ivca Daçiq, ish-zëdhënësi i ish-peridentit të Serbisë, Sllobodan Milloshoviq-it.
Pas leximit të tekstit të betimit, anëtarët e Qeverisë garantuan me firmosje se do ta respektojnë betimin.
“Betohem për besnikëri ndaj Republikës së Serbisë dhe zotohem për nderin tim që të respektoj Kushtetutën dhe ligjin, t’i kryej detyrat e mia si anëtar i Qeverisë me ndërgjegje, përgjegjësi dhe përkushtim dhe përkushtim për të ruajtur Kosovën në kuadër të Republikës së Serbisë”, thuhet në tekstin e betimit të Qeverisë së Serbisë.
Në ceremoninë e betimit ishte prezent dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, diplomatë dhe përfaqësues të komuniteteve fetare.
Brnabiq ka prezantuar një ekspoze të shkruar në 76 faqe dhe propozoi kandidatë për ministra. Ajo ka thekeksuar se “vijat e kuqe të Serbisë janë të qarta për të gjithë” dhe se këto janë interesat e Serbisë dhe pavarësia e shtetit në vendimmarrje dhe ato vija të kuqe i quajti “të shenjta”.
Përveç kryeministrit, Qeveria e re e Serbisë do të ketë edhe 28 ministra të tjerë, tre prej të cilëve janë pa portofol.
Zëvendëskryeministri i parë, i ngarkuar për politikën e jashtme dhe sigurinë, Ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq
– Zëvendëskryeministri, Ministri i Financave, Siniša Mali
– Zëvendëskryeministri, Ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq
– Zëvendëskryeministrja, Ministrja e Kulturës, Maja Gojkoviq
– Ministri i Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme, Tomislav Momiroviq
– Ministri i Ekonomisë, Rade Bast
– Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave, Jelena Tanaskovic
– Ministrja për Mbrojtjen e Mjedisit, Irena Vujoviq
– Ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, Goran Vesiq
– Ministrja e Minierave dhe Energjisë, Dubravka Gjedoviç
– Ministrja e Drejtësisë, Maja Popoviq
– Ministri për Administratën Shtetërore dhe Vetëqeverisje Lokale, Aleksandar Martinoviq
– Ministri për të drejtat e njeriut dhe të pakicave dhe dialogun social, Tomislav Žigmanov
– Ministri i Punëve të Brendshme, Bratislav Gashiq
– Ministrja për Integrime Evropiane, Tanja Miščević
– Ministri i Arsimit, Branko Ružić
– Ministrja e Shkencës, Inovacionit dhe Zhvillimit Teknologjik, Jelena Begoviq
– Ministrja e Shëndetësisë, Danica Grujiçiq
– Ministri i Punës, Punësimit, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale, Nikolla Selakoviq
– Ministrja për përkujdesje familjare dhe demografi, Darija Kisiq
– Ministri i Turizmit dhe Rinisë, Husein Memic
– Ministri i Sportit, Zoran Gajiq
– Ministri për përkujdesje ndaj fshatit, Milan Krkobabiq
– Ministri për Telekomunikacion dhe Informim, Mihailo Jovanoviq
– Ministri për Investime Publike, Marko Blagojeviq
– Ministrat pa portofol, Novica Tonçev, Gjorgje Miliçeviq dhe Edin Gjerlek, rporton N1, trasnmenton Portali Dukagjini.