Qeveria e Kosovës gjatë ditës së enjte ka marrë vendim për t’i shpallur terroriste organizatat serbe “Mbrojtjen Civile” (Civilna Zashtita) dhe “Brigada e Veriut” (Severna Brigada) – të cilat operojnë në pjesën veriore të vendit.
Në lidhje me këtë, “Brigada e Veriut” ka reaguar në kanalin e tyre në Telegram, duke thënë se pas këtij vendimi do ta ndërrojë emrin dhe nuk do t’i shpërndajë raportet e anëtarëve të organizatës së saj.
“Te nderuar ndjekës te kanalit, sot pas marrjes se vendimit të Prishtinës, ku BV (‘Brigada e Veriut’) shpallet organizate terroriste. Për arsye te sigurisë ky kanal nuk do te këtë me ketë emër si dhe nuk do te shpërndaje raportet e anëtareve te BV. Kanali do te vazhdoje punën sikurse deri me tani dhe tema kryesore do te jete situata dhe ngjarjet ne Kosove dhe punën e merr përsipër njerëz te njëjte dhe do te përdoret emër tjetër. Sa na përket neve nuk do te shkojmë askund Kosova është toke e shenjte serbe. Faleminderit për mirëkuptim dhe dhashte zoti qe se shpejti te shihemi ne Prizren. Nga këtu s’ka kthim prapa. Rroftë Serbia!”, thuhet në njoftim e tyre në Telegram.