Qeveria emëron Bislim Bislimin sekretar të përgjithshëm në MKRS

Qeveria e Kosovës, të mërkurën, ka marrë vendim për emërimin e Bislim Bislimit, si sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për emërimin e Bislim Bislimit, si sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Në mbledhjen e Qeverisë, propozimin para kabinetit qeveritar e bëri zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Blerim Gashani.

“MPB-ja ka zhvilluar procedurën e rekrutimit për pozitën, sekretar i përgjithshëm, me qëllim të plotësimit të vendit të lirë të punës. Për pozitën, sekretar i përgjithshëm, kanë aplikuar tetë kandidatë, ndërsa tre prej tyre kanë hyrë në listë të ngushtë pasi që i kanë plotësuar kriteret e parapara me konkurs”, tha Gashani.

Ai ka njoftuar se pas vlerësimit profesional, kandidatë fitues janë përzgjedhur dy që janë vlerësuar me mbi 70 për qind të pikëve.

“Pas vlerësimit profesional nga komisioni shtetëror i pranimit përmes testit me shkrim dhe intervistës, kandidatët fitues që janë vlerësuar mbi pragun 70% të pikëve janë Bislim Bislimi dhe Arjan Ahmeti. Në pajtim me dispozitat ligjore dhe pas përzgjedhjes nga MKRS-ja propozojmë emërimin e Bislim Bislimit në pozitën e sekretarit të përgjithshëm për një mandat 4-vjeçar”, ka thënë Gashani.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika