Qeveria emëron Bordin Mbikëqyrës të Ndërmarrjes “Trepça”

Qeveria e Kosovës i ka miratuar emrat e anëtarëve të Bordin Mbikëqyrës të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Trepça” Sh. A

Qeveria e Kosovës ka miratuar të mërkurën propozim-vendimin për emërimin e Bordit Mbikëqyrës të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Trepça”.

Kryeministri Albin Kurti i prezantoi pesë emrat të bordit, dhe tha se duhen edhe nëntë emra të tjerë dhe se do të hapin edhe një konkurs të ri.

Kurti ka thënë se anëtaret e bordit janë Mentor Berisha kryesues, Fadil Bejat anëtar, Merita Gashi anëtare, Sadije Gashi anëtare, Alban Krasniqi anëtar.

“Komisioni rekomandues ka rekomanduar listën përfundimtare me 18 kandidat. Ky proces është monitoruar nga organizata e shoqërisë civile. Sot po emërojmë pesë anëtarë të bordit, kjo mundëson që të kemi një bord funksion dhe që të nis punën menjëherë. Duke pasur parasysh këtë arsyetim për anëtar të bordit mbikëqyrës ‘Trepça’ propozoj të emërohen këtë kandidat: Mentor Berisha kryesues, Fadil Bejat anëtar, Merita Gashi anëtare, Sadije Gashi anëtare, Alban Krasniqi anëtar, mandati i tyre zgjatë katër vite”, ka thënë Kurti.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika