Qeveria fillon procedurat ligjore për largimin e kryetarëve në veri (DOKUMENT)

Qeveria e Kosovës ka filluar procedurat ligjore për largimin e kryetarëve të zgjedhur në katër komunat veriore të Kosovës

Fotografi ilustruese

Qeveria e Kosovës i ka filluar procedurat ligjore për largimin e kryetarëve të zgjedhur në katër komunat veriore të Kosovës.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka filluar përgatitjen e procedurave për largimin e kryetarëve nga komunat veriore pas pajtimit të kryeministrit Albin Kurti për shtensionimin e situatës në veri të vendit.

Tashmë është caktuar edhe grupi punues për hartimin e Udhëzimit Administrativ, i cili mbështetet nga MAPL, Zyra e BE-së në Kosovë, përfaqësues të ambasadave dhe OSBE.

Grupi punues “është përgjegjës për hartimin e Udhëzimit Administrativ për caktimin e procedurave dhe afateve për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve të komunave”.

Ky Grup Punues, sipas Qeverisë “duhet ta finalizojë Projekt – Udhëzimin Administrativ dhe ta procedojë te Zyra e Sekretarit të përgjithshëm të MAPL-së deri me datën 01 shtator 2023”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika