Qeveria gjermane kritikon një rregullore të BE-së për azilin

Qeveria gjermane ka kritikuar një rregullore të Bashkimit Evropian (BE), e cila ka të bëjë me një rregullore që ua mundëson shteteve të mbingarkuara të BE-së që të kenë afate më të gjata për t’i regjistruar aplikimet për azil në kufijtë e jashtëm, si dhe mundësinë e uljes së standardeve për akomodim dhe kujdes

Vend strehimi për migrantët në Bruksel./ Foto: Reuters

Berlini e ka kritikuar një rregullore që ua mundëson shteteve të mbingarkuara të BE-së që të kenë afate më të gjata për t’i regjistruar aplikimet për azil në kufijtë e jashtëm, si dhe mundësinë e uljes së standardeve për akomodim dhe kujdes.

Por, Spanja në anën tjetër, e cila aktualisht udhëheq presidencën e BE-së, dëshiron që të arrihet një marrëveshje në këtë temë deri në fund të muajit.

“Rregullorja e propozuar është ende subjekt i rishikimit brenda Qeverisë federale”, ka thënë një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë.

Më 8 qershor, ministrat e Brendshëm të BE-së kanë votuar për të reformuar sistemin e azilit.

Sipas planeve, aplikimet e migrantëve për azil, të cilët janë nga vendet me një normë njohjeje prej më pak se 20 për qind, do të shqyrtohen në kufijtë e jashtëm të BE-së brenda 12 javëve.

Gjatë kësaj kohe, ata që kërkojnë mbrojtje do të detyrohet të qëndrojnë vetëm nëpër qendrat e azilit.

Ata që nuk kanë mundësi për të fituar azil, do të kthehen menjëherë mbrapsht.

Përveç kësaj, rregullorja parasheh që ata persona që kërkojnë mbrojtje në situata krize, duhet të qëndrojnë më shumë se 12 javë nëpër qendra të pranimit, afër kufijve.

Situatë krize konsiderohet kur një shtet tjetër tenton të përdorë krizën me refugjatë për t’i shtyrë përpara interesat e veta, siç ka qenë kriza në kufirin bjelloruso-polak.

Përgjatë negociatave, ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser, ka argumentuar se për familjet me fëmijë nuk duhet të vlejnë këto rregulla në kufi./ REL

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika