Qeveria i dhuron fond 160 milionë euro KESH-it

Në llogarinë e Korporatës Elektroenergjetike të Shqipërisë (KESH) vendoset fondi me vlerë 160 milionë euro nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Qëllimi i dhurimit të fondit është mundësia për të përballuar blerjet e energjisë për muajt e verës dhe shtatorin

Korporata Elekroenergjetike e Shqipërisë

Në llogarinë e Korporatës Elektroenergjetike të Shqipërisë është vendosur fondi me vlerë 160 milionë euro nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Qëllimi i dhurimit të fondit është mundësia për të përballuar blerjet e energjisë për muajt e verës dhe shtatorin.

Korporata Elektroenergjetike e Shqipërisë, deri në fund të majit 2023 ka siguruar me fondet e veta energjinë elektrike. KESH pritet të mbyllë këtë vit me 65 milion euro humbje.

Fondi për KESH-in pritet të jetë i mjaftueshëm për muajt e mbetur, ndërsa vjeshta dhe dimri parashikohet që furnizimi me energji të përballohet me prodhimin vendas.

Çmimet e energjisë gjatë ditës së sotme (e premte) kanë arritur në 462 euro për megavat orë, duke u ulur me 10 euro krahasuar me një ditë më parë.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika