Qeveria i rekomandon KEK-ut që ta importojnë energjinë, këta dështojnë

Dy mbledhje brenda pak orësh i ka mbajtur Komiteti Teknik Emergjent, i cili u formua të mërkurën nga Ministria e Ekonomisë. Ky komitet, që ka për qëllim minimizimin e pasojave nga kriza energjetike, e ka rekomanduar Korporatën Energjetike të Kosovës që të importoj energji elektrike për t’ia dhënë në shfrytëzim KEDS-it

Termocentrali Kosova A

Komiteti Teknik Emergjent i formuar nga Ministria e Ekonomisë, i ka rekomanduar Korporatës Energjetike të Kosovës që përveç prodhimit, të mbuloj edhe importin e energjisë elektrike.

Komiteti që ka bërë këtë rekomandimin, është themeluar të mërkurën dhe pjesë e tij janë institucionet kryesore të energjisë.

Televizioni Dukagjini ka mësuar se gjatë ditës, KEK-u ka pasur disa dështime për të importuar energji.

Importin deri tash, në shumicën e rasteve e ka kryer KESCO.

RTV Dukagjini gjatë gjithë ditës ka pritur përgjigje dhe sqarime nga ministria e Ekonomisë dhe KEK-u në lidhje me rekomandimin e komitetit, megjithatë dy institucionet nuk janë përgjigjur.

Pa importim, Besfort Kosova nga Balkan Green Foundation thotë se KEK-u e ka të pamundur të mbulojë gjithë furnizimin.

“Kjo urdhëresë është pak çështje diskutabile për shkak se mundësitë dhe kapaciteti i KEK-ut nuk është aq i madh sa të mundësoj furnizimin total të kërkesës vendore sa i përket energjisë elektrike dhe prapë se prapë është e rëndësishme që të ketë një lloj energjie ekstra, deri sa të përfundoj procesi i remontit të Kosovës B2”, ka deklaruar Kosova.

Besfort Kosova, Balkan Green Foundation

E çmimi i importimit të energjisë, tashmë ka mbërritur në shifra rekorde.

“Është një rekord i ri që po shënohet. Për gusht ka qenë një ndër muajt kur energjia elektrike ka qenë më e lira. Në vitin 2020 ka qenë rreth 48 euro për megavat orë, ndërsa tash shënon 650-750 euro për megavat orë që është një shumë, shumë e lartë. Me këtë trend të rritjes dhe zhvillmeve ne parashkikojmë që çmimi do të arrijë deri në 1300 euro për megavat orë gjatë periudhës së dimrit”, ka shtuar Kosova.

Në gjithë këtë situatë, për ekspertin në sekretariatin e komunitetit të energjisë në Vjenë, Arben Kllokoqi, reduktimet duken të pashmangshme.

“Gjithmonë jemi para asaj dilemës se a është më mirë mbase në disa raste edhe të reduktojmë për të mos paguar çmim shumë të lartë, edhe pse e dijmë se edhe reduktimi ka kosto, por në rrethana të caktuara kur çmimi mund të jetë shumë i lartë, e sidomos meqë po hyjmë në sezonën e dimrit, atëherë edhe kjo mund të jetë një masë që duhet së paku të analizohet dhe të shqyrtohen mundësitë për ta aplikuar në qoftëse me të vërtetë nuk jemi të gatshëm të paguajmë çmim shumë të lartë për energjinë elektrike”, ka thënë Klloqoki.

Arben Kllokoqi, Komiteti i energjisë, Vjenë

Me kthimin në punë të Kosovës B, në vend pritet të stabilizohet furnizimi me energji elektrike.

Mirëpo, pritshmëritë janë që nga nëntori kriza të rikthehet përsëri.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika