Qeveria izraelite do ta bllokojë transmetimin e Al Jazeeras

This picture taken on May 11, 2022 shows a view of the main headquarters of Qatari news broadcaster Al Jazeera in the capital Doha. Al Jazeera journalist Shireen Abu Aqleh, 51, was shot dead on May 11 as she covered an Israeli army raid on Jenin refugee camp in the occupied West Bank. The Qatar-based TV channel said Israeli forces shot Abu Aqleh deliberately and "in cold blood" while Israeli Prime Minister Naftali Bennett said it was "likely" that Palestinian gunfire killed her. (Photo by KARIM JAAFAR / AFP)

Parlamenti izraelit ka miratuar një ligj që i jep qeverisë fuqinë për t’i ndaluar transmetimet e kanaleve televizive, duke përfshirë Al Jazeeran, rrjetin në pronësi të Katarit, raporton agjencia e lajmeve “BBC”.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se do të “veprojë shpejt” për ta mbyllur zyrën lokale të rrjetit televiziv.

SHBA-ja ka shprehur shqetësimin e saj për këtë veprim të qeverisë izraelite.

Gazetarët e huaj e kanë të ndaluar hyrjen në Gaza, duke bërë që stafi i Al Jazeeras me qendër në Rripin e Gazës të jenë disa prej gazetarëve të vetëm që mund të mbulojnë dhe raportojnë për luftën në terren.

Parlamenti i Izraelit, Knesset, e miratoi projektligjin që lejon që rrjeteve të huaja televizive që konsiderohen si kërcënim për sigurinë kombëtare t’ua ndalojnë transmetimin “përkohësisht”.

Ndalimi do të jetë në fuqi për një periudhë prej 45 ditësh dhe mund të renovohet. Ligji do të jetë në fuqi deri në muajin korrik ose deri në përfundimin e luftimeve të rëndësishme në Gazë.

“Al Jazeera nuk do të transmetohet më nga Izraeli”, ka shkruar Netanyahu në rrjetin social “X”, duke e quajtur rrjetin televiziv një “kanal terrorist”. Qeveria e tij e ka akuzuar prej kohësh Al Jazeeran si paragjykuese ndaj Izraelit.

Al Jazeera nuk ka dhënë ende përgjigje apo koment mbi këtë çështje.

Kanali e ka akuzuar Izraelin se po synon qëllimisht stafin e tij. Gazetarët përfshirë Hamza Al-Dahdouhin, djali i shefit të zyrës së “Al Jazeera Gaza”, Wael Al-Dahdouh, janë vrarë nga sulmet izraelite. Izraeli mohon të ketë vënë në shënjestër gazetarët.

Shteti i Katarit, aty ku është selia e Al Jazeeras, po i ndërmjetëson bisedimet midis Izraelit dhe Hamasit mbi konfliktin tashmë gati gjashtëmujor. Bisedimet e mëparshme të ndërmjetësuara nga Katari çuan në një armëpushim të përkohshëm dhe lirimin e 105 pengjeve izraelite.

Izraeli ka ndaluar më parë një kanal më të vogël libanez, Al Mayadeen, që të operojë në vend.

“Nëse është e vërtetë, një veprim si ky është shqetësues”, ka thënë sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, kur u pyet për ndalimin e propozuar.

Lufta filloi kur luftëtarët e Hamasit hynë në jug të Izraelit më 7 tetor, duke vrarë rreth 1,200 njerëz dhe duke kapur 253 pengje, sipas të dhënave izraelite. Rreth 130 nga pengjet mbeten në robëri, të paktën 34 prej të cilëve supozohen të kenë vdekur.

Më shumë se 32,800 palestinezë janë vrarë dhe 75 mijë të tjerë janë plagosur në Gaza që kur Izraeli filloi fushatën e tij ushtarake, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së Gazas. Sipas ministrisë 70% e të vrarëve janë gra dhe fëmijë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika