Qeveria konfirmon se emisarët perëndimorë sollën në Kosovë një plan për dialogun

Qeveria e Kosovës ka konfirmuar se diplomatët kanë ofruar një plan për ecjen përpara në dialogun Kosovë-Serbi

Qeveria e Kosovës ka konfirmuar se emisarët perëndimorë kanë ofruar një plan për ecjen përpara në dialogun Kosovë-Serbi, gjatë takimit të tyre të sotëm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në një komunikatë për media thuhet se kryeministri Kurti i ka falënderuar diplomatët për planin që kanë ofruar si dhe ka shprehur vlerësimet e tij.

“Në takim u bisedua për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht zbatimin e Marrëveshjes Bazike (Bruksel, 27 shkurt) dhe Aneksit të Implementimit të tij (Ohër, 18 mars). Kryeministri theksoi që është i nevojshëm reflektimi cilësor dhe një qasje e re. Të pesë emisarët ofruan planin e tyre të ri për ecjen përpara, për çfarë Kryeministri shprehu falënderimet dhe vlerësimet e tij. Diskutimet duhet të vazhdojnë intensivisht”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Kryeministri Kurti ka theksuar që prioritet kryesor për Republikën e Kosovës është siguria e shtetit dhe e qytetarëve, e kufijve dhe e territorit.

“Pas sulmit terrorist dhe kriminal të 24 shtatorit të kryer nga grupe paramilitare me sponsorim dhe pjesëmarrje të Serbisë, ndëshkimi është vendimtar për mospërsëritje”, thuhet në njoftim.

Më tej, thuhet se në takim është biseduar për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht, zbatimin e Marrëveshjes Bazike dhe të Aneksit të Implementimit të tij.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika