Qeveria kritikohet nga PDK-ja e AAK-ja për “moskoordinim me ndërkombëtarët”

Sipas tyre, Kosova si shkak i moskoordinimit me aleatët sot është duke i vuajtur pasojat e mëdha ekonomike dhe se përsëri nga vendimi i fundit që ndërlidhet me Bankën Qendrore të Kosovës (BQK), vendi rrezikohet nga masa të reja nga ndërkombëtarët

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për “moskoordinim me partneret ndërkombëtar”, ShBA-në e BE-në, para marrjes së vendimeve që prekin qytetarët e Kosovës në çdo sferë të jetës.

Sipas tyre, Kosova si shkak i moskoordinimit me aleatët sot është duke i vuajtur pasojat e mëdha ekonomike dhe se përsëri nga vendimi i fundit që ndërlidhet me Bankën Qendrore të Kosovës (BQK), vendi rrezikohet nga masat e reja nga ndërkombëtarët.

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa për EO ka thënë se koordinimi i kryeministrit Kurti me aleatet duhet që të jetë në suaza ditore, pasi sipas tij, nga mos koordinimet me ta janë duke vuajtur pasojat qytetarët e Kosovës.

“Ne fatkeqësisht si vend jemi në sanksione edhe tani duke u bazuar në veprimet mos koordinuese të qeverisë aktuale, respektivisht të kryeministrit Kurti. Ne e konsiderojmë që koordinimi me aletet është i domosdoshëm sepse rruga e Kosovës për të ardhur deri këtu ka qenë koordinim më aleatet. Mendoj që duhet të jetë një koordinim ditor ndoshta dhe në suaza dhe orëve jo vetëm ditëve. Pasojat po i vuan qytetari jo qeveria, ne nuk kemi nevojë për akte folklorike e patriotike, qytetarët tanë kanë nevojë për veprime konkrete”, ka thënë ai.

Beqa ka shtuar se me rregulloren e re të BQK-së, më shumë është bërë bujë nga qeveria se sa është në realitet, kjo pasi sipas tij, BQK-ja ka autoritetin e vetë dhe është kategori Kushtetuese dhe në këtë rast nuk duhet që të ketë interferime politike për përfitime elektorale.

“Unë mendoj që sa i përket veprimit të fundit mendoj që është bërë më shumë buj se sa është në realitet sepse në jemi shtet, e kemi kushtetutën, BQK-ja e ka autoritetin e vetë është kategori kushtetuese, ne e kemi një valutë zyrtare në Kosovë që është euro. Dinari edhe më herët nuk ka qenë. Mendoj që në atë nivel duhet të merret BQK-ja dhe të mos ketë interferime politike për përfitime elektorale. Mendoj që secili mjet në këtë rast valut e huaj do të këtë trajtim të njëjte”, ka thënë ai.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se futja në përdorim e rregullores së re të BQK-së, e cila rregullon përdorimin e parave të gatshme në territorin e Kosovës, është veprim legjitim nga i cili është duke u respektuar edhe Kushtetuta e Kosovës.

“Tasht ne duhet me nda në dy etapa kjo veprimi si veprim është veprim legjitim e kushtetues dhe po respektohet Kushtetuta e Kosovës. Me rregulloren e re precizohet që valuta e Kosovës është euro, kjo është plotësisht një veprim legjitim i Republikës së Kosovës e cila ka të drejt me precizua valutën e vet ndërsa po në anën tjetër ne e përkrahim domethënë, çdo veprim që është Kushtetues është në rregull”, ka thënë ajo.

Kadrijaj ka shtuar se në këtë çështje është e gabuar “moskoordinimi i qeverisë me aleatet ndërkombëtarë” e që sipas saj, “vendi ende është duke vuajtur pasojat nga veprimeve e pakoordinuara edhe më herët”.

Sipas saj, Kosova nga moskoordinimi i fundit po rrezikohet edhe nga sanksionet e reja.

“Ajo çka po flitet ajo çka po thuhet është një mos koordinim me aleatët tanë dhe si pasojë ne ende po i vuajmë pasojat e veprimeve të pakoordinuara për fillimin e implementimit të marrëveshjes për targa. Tash e keni dëgjuar edhe ambasadorin amerikanë edhe ambasadorët e tjerë të vendeve të QUINT, kritikat që po bëhen ndaj qeverisë së Kosovës për shkak të mos koordinimit edhe kohës që po e kërkojnë për fillimin e implementimit të kësaj rregullorja. Ndoshta kërcënimi edhe me sanksione të reja. Kosova është nënë sanksion, është nënë masa dhe ka humbur me miliona euro për shkak të këtyre masave. Me këtë çasje të qeverisë, Kurti po sillet si një lider i partive politike dhe jo si një lidershqip i cili udhëheq me Kosovën”, ka thënë ajo./EO

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika