Qeveria kritikohet për qasje jo të duhur ndaj gazetarëve

Qasja jo e duhur e qeverisë ndaj mediave në Kosovë, po vlerësohet të jetë ndër shkaktarët kryesorë për rënien e Kosovës për 19 vende në raportin për lirinë e mediave i publikuar nga organizata "Reporterët pa Kufij"

Me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, regresi që ka shënuar Kosova në Indeksin e Reporterëve Pa Kufij, duke rënë për 19 vende nga pozita 56 në 75, po konsiderohet gjendje shqetësuese dhe alarmante për mediat në vend.

Qasja jo e duhur e qeverisë ndaj mediave në Kosovë po vlerësohet të jetë ndër shkaktarët kryesorë për këtë rënie në renditje.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës dhe Komisioni i Pavarur për Media, në diskutimin e mbajtur për sfidat e ruajtjes së standardeve profesionale dhe kodit të etikës gjatë raportimit, theksuan se qeveria duhet të bëjë veprime konkrete në përmirësimin e situatës aktuale.

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, tha se rënia për 19 pozita e Kosovës në raportin e “Reporterëve Pa Kufij”, duhet të jetë alarm për Qeverinë e Kosovës.

Rexha potencoi se siguria e gazetarëve ka qenë dhe vazhdon të mbetet një shqetësim, derisa përmendi se vetëm gjatë vitit të kaluar janë shënuar rreth 30 sulme brenda pak javësh në veriun e Kosovës.

Sipas tij, përmirësimi i kësaj situate është absolutisht në dorë të qeverisë, për çka bëri thirrje që ligji i ri i KPM-së të mos dërgohet në miratim përfundimtar.

“Mëngjesi i sotëm ka nisur me një raport të Reporterëve Pa Kufij, që në vitet e fundit shënon regresin më të madh të lirisë së mediave në Kosovë, me rënien e vendit tonë në renditjen global për 19 pozita. Kjo renditje mund të mos jetë befasi për komitetin e gazetarëve dhe mediave në Kosovë, për shkak të asaj që kemi përjetuar në vitet e fundit por, duhet të jetë alarm për ata që kanë ndikuar në format e ndryshme në këtë dhe këtu më së shumti e kam fjalën për institucionet e Kosovës dhe veçanërisht për Qeverinë e Kosovës”, ka thënë Rexha.

Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Michal Davenport, potencoi se gjatë 12 muajve të fundit ka pasur rritje të dhunës drejt gazetarëve.

Ai tha se fokusimi i OSBE-së ka të bëjë me konsolidimin e aftësive të gazetarëve, redaktorëve dhe mediave në përgjithësi, duke përfshirë edhe fokusimin në promovimin dhe integritetin e standardeve etike.

“Raporti i reporterëve pa kufi e ka vendosur Kosovën në vendin e 75, e cila ka shënuar një rënie nga vendi i 26 që ishte vitin e kaluar. Dhe nuk ka dyshim që gjatë 12 muajve të fundit kemi pasur rritje të dhunës drejt gazetarëve. 74 raste janë shënuar nëse e mbaj mend si kërcënime fizike, sulme fizike dhe targetimi i gazetarëve…OSCE-ja ka zhvilluar me zhvillim të drejtpërdrejtë, duke përshirë edhe institucionet e themeluara dhe është e përfshirë në një rol mbështetës dhe këshillues. Ne fokusohemi në atë se çfarë bëjmë në konsolidimin e aftësive të tyre, të gazetarëve, editorëve dhe të tjerë, si dhe fokusimi i promovimit, integritetit dhe standardeve etike. Mirëpo, siç e kemi parë nga lajmet e këtij mëngjesi, nuk mund që të pushojmë së vepruari në këtë drejtim”, ka thënë Davenport.

Drejtori i Këshillit të Mediave të Shkruara në Kosovë, Imer Mushkolaj, tha se përpjekja e qeverisë për ta zvogëluar besimin e mediave në publik, ka ndikuar në vështirësimin e punës së gazetarëve. Ai tha se qasja jo e duhur e qeverisë, ka bërë që gazetarët të jenë cak i lehtë i sulmeve dhe pengimit në kryerjen e punës së tyre.

“Ky lajmi për këtë tronditje kaq të poshtë, në fakt tronditjen më të ulët në 10 vitet e fundit është jashtëzakonisht shqetësues dhe kjo tregon se ambienti i bërit gazetari në Kosovë po vështirësohet çdo ditë e më shumë…Me këtë qasje që ka qeveria, që ka pasur deri tash, në fakt përpjekja për ta minuar besimin e mediave në publik e ka vështirësuar punën e gazetarëve. Sot, kjo qasje e qeverisë dhe jo vetëm e qeverisë, e ka sjellë situatën që gazetarët dhe gazetaret në terren të jenë cak i lehtë i sulmeve, pengimit të punës së tyre, për shkak se qasja e qeverisë dhe veprimet e saj pasta shoqërohet edhe me reagimet në masë të madhe nga ushtria e militantëve ose edhe ushtria digjitale në rrjete sociale e cila e ndërton narrativën se mediat dhe gazetarët janë armiqtë kryesor dhe gjithmonë janë fajtorë për çfarëdo që ndodh keq në Kosovë”, ka potencuar Mushkolaj./KP

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika