Qeveria Kurti vs Prokuroria Speciale, sa ministra u intervistuan gjatë 2024

Keqpërdorimet me rezerva shtëtrore, keqpërdorimet në koorporatën energjetike të Kosovës, janë disa nga cështjet për të cilat ministrat e qeverisë Kurti shkuan për të dëshmuar në Prokurorinë Speciale. Derisa ministrja e Drejtësisë, u intervistua për disa deklarime të saj për gjyqtarë e prokurorë, zv.ministri Hysen Durmishi u intervistua si i dyshuar për një kontratë

Kreu i qeverisë Albin Kurti nuk është i vetmi që të cilit gjatë këtij viti i mori një ftesë për intervistim nga prokurorë të shtetit.

Për të njëjtën çështje që u ftua Kurti, dyshimet për keqpërdorimet me rezerva shtetërore, 8 muaj më herët ishte marrë në pyetje nga prokuroria speciale ministrja e Tregtisë, Ndërmarrësisë e Industrisë, Rozeta Hajdari.

Pas Hajdarit, në korrik të këtij viti, jo në zyret e prokurorisë por të hetuesve policor u morr në pyetje Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu.

Intervistimi i ministres u bë me autorizim të Prokurorisë Speciale, pas deklarimeve në Debat Plus se prokurorë e gjyqtarë kanë kërkuar takim me të për raste të caktuara, e pas statusit të saj ku kishte thënë se arratisjet nga burgjet e Kosovës janë të nxitura nga Serbia.

Albulena Haxhiu – Ministre e Drejtësisë tha se “Siç duket Prokuroria Speciale po tenton të më pengojë në punën time me ç’rast e keni parë që çdo deklaratë që unë e kam dhënë, ata menjëherë kanë autorizuar policinë për të më kërkuar intervistim.”

Muajin e kaluar në cilësinë e dëshmitarës u intervistua edhe ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli.

Artan Qerkini – Avokat i Artane Rizvanollit deklaroi “Prokurori ka lexuar një paralajmërim se për shkaqe te hetimeve detajet e hetimeve nuk duhet bërë publike ngase çdo publikim paraqet vepër penale. Kështu që më shumë se kaq nuk mund të ju themi asgjë më shumë.”

Temat për të cilat është pyetur ministrja, në media u raportuar se kanë të bëjnë me rastet që po hetohet ish-kryeshefi i Kek-ut, Nagip Krasniqi, tashmë i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Muajin e kaluar në Prokurorinë Speciale ishte paraqitur për intervistim edhe koordinatorja e Komiteteve të Lëvizje Vetëvendosje Dejona Mihali, e që u raportua se edhe intervistimi i saj lidhet me hetimet ndaj Krasniqit.

Ndërkohë që në maj të këtij viti, në cilësinë e të dyshuarit ishte intervistuar zëvëndësministri i Mjedisit, Hysen Durmishi për nënshkrimin e kontratës për rrugën Prishtinë-Podujevë.  

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika