Qeveria mban mbledhje elektronike dhe merr tri vendime

Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, duke miratuar tri vendime për sistemin shëndetësor, prokurimin publik dhe administratën e drejtësisë

Fotografi ilustruese

Qeveria e Kosovës ka mbajtur këtë të mërkurë mbledhjen e 194-të në mënyrë elektronike.

Në këtë mbledhje është miratuar kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për mbulim e plotë të shpenzimeve nga trajtimi mjekësor i personave me status të invalidit të luftës për qëllim të ndërrimit, mirëmbajtjes apo vendosjes së protezave jashtë institucioneve shëndetësore publike, kur këto të fundit nuk ofrojnë këto shërbime.

“Ministria e Shëndetësisë në vitin e kaluar ka aprovuar një plan të veprimit për ngritje e kapaciteteve infrastrukturore dhe njerëzore në institucionet shëndetësore publike që këto shërbime të ofrohen në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Përveç kësaj, gjatë kësaj mbledhjeje është bërë edhe një ndryshim dhe plotësi, nga lista e artikujve për përdorim të përbashkët në procedurat e prokurimit publik.

“Ndryshuar dhe plotësuar e listën e artikujve për përdorim të përbashkët që janë objekt i procedurës qendrore të prokurimit publik, e aprovuar sipas pikës 1 të Vendimit të Qeverisë Nr. 06/27 i datës 30.04.2020, i plotësuar dhe ndryshuar me Vendimin Nr. 07/140 të datës 26.04.2023 dhe me Vendimin Nr. 13/148 të datës 29.06.2023”.

Gjithashtu, është emëruar një Komision ad hoc për vlerësimin profesional për përzgjedhjen e Drejtorit Ekzekutiv në Inspektoratin e Ministrisë së Drejtësisë, duke përfshirë profesionistë të fushave të ndryshme.

“Emëruar Komisionin ad hoc për vlerësimin profesional për përzgjedhjen e Drejtorit Ekzekutiv në Inspektoratin e Ministrisë së Drejtësisë, në këtë përbërje:

  1. Anita Kalanderi, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, kryesuese;
    2. Venera Çerkini, Drejtore e Përgjithshme AZHB/MBPZHR, anëtare;
    3. Xheladin Krasniqi, Ushtrues i Detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, anëtar;
    4. Shenaj Hoxha, Ushtruese e Detyrës së Udhëheqëses së Burimeve Njerëzore, anëtare;
    5. Egzone Osmanaj, Eksperte e jashtme, anëtare”.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika