Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 89-të

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e 221 në formë elektronike gjatë të cilës ka marrë disa vendime.

Genc Metaj është emëruar në pozitën e drejtorit ekzekutiv në Agjensinë për Menaxhimin e Emergjencave.

Vendimi tjetër është edhe emërimi i Gëzim Pacit si kryesues i Bordit të Postës së Kosovës.

“Mbledhja e 221-të e Qeverisë së Republikës së Kosovës Prishtinë, 23 shtator 2024, Qeveria e Republikës së Kosovës sot ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka:

• Ndryshuar dhe plotësuar Vendimin e Qeverisë Nr. 06/56 të datës 26 janar 2022, i ndryshuar dhe plotësuar me vendimin e Qeverisë Nr.02/184 të datës 15 janar 2024. Sipas këtij plotësim-ndryshimi z. Gëzim Paci bëhet kryesues i Bordit të Postës së Kosovës.

• Emëruar z. Genc Metaj në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave.

• Emëruar Komisionit ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë të Kategorisë Drejtuese: Drejtor i Përgjithshëm në Institutin e Kosovës për Administratë Publike.

• Emërtuar Rrugën Rajonale R-217 segmenti: Ballaban – Banjskë, me emrin e Heroit të Republikës së Kosovës “Afrim Bunjaku”.

• Ndarë 219,000.00€ për organizimin e Forumit Ekonomik në Paris dhe promovimin e teknologjisë së informacionit me qëllim të tërheqjes së investimeve në kuadër të kësaj fushe, përmes organizatave lidere gjatë javës së TIK/ICT.

• Aprovuar Rregulloren për Vlerësimin e Rezultateve në Punë.

• Aprovuar Rregulloren për Procedurat e Konkurrimit për Nëpunësit Teknik dhe Mbështetës.

• Aprovuar Rregulloren për Pezullimin nga Marrëdhënia e Punës.

• Aprovuar Rregulloren për Përfundimin e Marrëdhënies së Punës në Shërbimin Civil”, thuhet në komunikatën për media.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika