Qeveria e Kosovës mbrëmjen e së mërkurës ka mbajtur një mbledhje elektronike.
Sipas njoftimit, në mbledhje është miratuar vetëm një vendim.
Nga ana e Qeverisë, thuhet se është miratuar vendimi përfundimtar për shpronësimin për interes publik të pronave të paluajtshme për nevoja të Terminalit Doganor Merdare, Komuna e Podujevës.